Kandidati për president të Serbisë, njëkohësisht dhe rivali i Vuçiqit, Nikola Sanduloviç, publikoi sot një video gjatë vizitës në Kosovë në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Sandulovic shoqërohej nga mbrojtja e afërt e Kryeministrit Albin Kurti ku në sfondin e kësaj videoje dëgjohet kënga e Elvana Gjatës “Jemi Një”.
Në këtë rast përmes një shkrimi në Facebook, ai iu drejtua presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit duke ia bërë me dije se si duhet të bëhet siguria e një presidenti dhe duke i paraqitur shumë profesional rojet e mbrojtjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po ashtu dhe bëri krahasimin në mes atyre të Vuçiqit e që sipas tij janë me tatuazhe, të inatosur e të vrenjtur ndaj qytetarëve serb.
“Le t’i krahasojnë njerëzit e Serbisë djemtë pranë meje të organizuar nga Qeveria e Kosovës vërtet profesionale dhe kulturore te mbrojtjes së Albin Kurtit dhe këta rojet e tua me tatuazha në qafë të inatosur e të vrenjtur ndaj qytetarëve të Serbisë, Unë do t’ju vendos, dhe videon e vozitjes së rojes së sigurisë që kujdesej për sigurinë time, që të shihni pak si duket kolona e vërtetë dhe si duket kur dikush “i rëndësishëm” si unë vjen në Kosovë për të mbajtur paqen që po shkatërron! Nëse je i mirë, mund të të marr një siguri të mirë, kulturore, por vërtet profesionale te Albin Kurti., shkroi ai në Facebook.
Tutje ai kërkon që këto video t’iu dërgohen edhe politikanës serbe, Rada Trajkoviqit dhe thotë se pyetini nëse duan të shkojnë edhe ata te Albin Kurti, që t’ua organizoj një pritje, që të mos ankohen në rrjetet sociale dhe të pyesin se kush është ai që të trajtohet ashtu, shkruan Kosovanews.
“Ju lutem, dërgojini këto incizime Ponoshit dhe Rada Trajkoviqit tuaj dhe pyetini nëse duan të shkojnë edhe ata te Albiin Kurti, që t’u organizoj një pritje, që të mos ankohen në rrjetet sociale dhe të pyesin se kush jam unë. shko tek ai dhe trajtohu ashtu”, shkroi ai.
Kujtojmë se Kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviç, në ditën e Pavarësisë së Kosovës u përkul në varrezat e Jasharëve në Prekaz dhe kërkoi falje në emër të popullit serb për krimet e regjimit të Millosheviçit ndaj popullit shqiptarë.


