KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bastisja e banesës së Behramajt presion për faktin se ai është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit
Siguri

Bastisja e banesës së Behramajt presion për faktin se ai është i angazhuar në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit

Kosova News
Kosova News 12:27 -23/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

(Reagim i KMDLNj-së në lidhje me bastisjen nga Gjykata Speciale në banesën e ish-këshilltarit të presidentit Thaçi)

Sipas informatave të KMDLNj-së, më datë 22 shkurt 2023 policë dhe hetues të EULEX-it dhe të Gjykatës Speciale, për më shumë se 10 orë bastisën banesën e z.Adil Behramaj, ish-këshilltarit të presidentit të Republikës së Kosovës, i cili tani po mbahet në arrest në Burgun e Hagës.

Bastisja u bë me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake dhe këtë bastisje e bënë hetues dhe policë të pauniformuar, me rroba civile ndërkaq policët e Policisë së Kosovës siguronin objektin ku bëhej bastisja, pa pasur asnjë qasje në lokacionin e bastisjes. Banesa e z.Adil Behramaj është në lagjen “Arbëria“ dhe bastisja ka filluar në orët e hershme të mëngjesit duke përfunduar pas më shumë se 10 orëve.

Adil Behramaj ishte këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që aktualisht mbahet i paraburgosur në njësinë e paraburgimit të kësaj gjykate në Hagë. Gjithashtu duhet të theksohet se z. Behramaj është drejtor i një mediumi, “Demokracia.com“ e që në shumë raste merrej me punën e kësaj Gjykate, në kuadër të mandatit që e ka si një medium për krijim dhe informim të opinionit për punën e kësaj gjykate.

Sipas informatave të KMDLNj-së, bastisja ka qenë jashtëzakonisht e detajuar duke mos lënë vend pa kontrolluar. Gjithashtu, sipas informatave të KMDLNj-së gjatë bastisjes nuk janë shkaktuar dëme materiale dhe as nuk është përdorur asnjë lloj force, as fizike e as psikike. Hetuesit dhe policët civilë kanë pasur autorizim dhe leje për bastisje me të cilën janë njoftuar avokati i autorizuar sikur edhe z. Behramaj që nënkupton se janë përfillur të gjitha procedurat ligjore dhe se në rastin konkret nuk mund të flitet për tejkalim të autorizimeve ligjore apo shkelje e të drejtave të njeriut. Pas bastisjes është bërë regjistrimi dhe përpiluar lista e materialeve të konfiskuara siç edhe e parasheh procedura ligjore.

Bastisja e banesës së z. Adil Behramaj, ish-këshilltar i presidentit Thaçi paraqet vazhdimësi të bastisjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit të arrestuar, z. Hashim Thaçi e që është një presion për faktin se shumica e tyre, në një mënyrë apo tjetër janë angazhuar në ekipin mbrojtës të presidentit Thaçi.

Disa prej tyre janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, ka edhe aktakuza të ngritura dhe fitohet përshtypja e një fushate frikësimi, përmes presionit dhe kërcënimit, për ta pamundësuar apo për ta zvogëluar mundësinë e mbrojtjes. Në anën tjetër, po këta hetues dhe po kjo Gjykatë nuk lë asnjë gur pa lëvizur për të siguruar dëshmitarë (qoftë edhe të rrejshëm në mesin e tyre edhe nga radhët e policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë) si dhe material akuzues të sajuar nga Prokuroria e Serbisë gjë që krijon të gjitha kushtet për një gjykim të padrejtë, të pabarabartë dhe të ndikuar politikisht dhe grupet e interesit.

Bastisja e një udhëheqësi të një mediumi social pikërisht tani dhe në prag të fillimit të gjykimit lehtësisht mund të kuptohet si porosi kërcënuese ndaj të gjithëve që nuk ndajnë mendimin me mënyrën dhe punën që e bënë kjo Gjykatë. Aq më parë që liria e shtypit, e shprehjes është e garantuar me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për faktin se është e drejtë elementare e njeriut.

Çdo i arrestuar ka të drejtë për një mbrojtje efektive para gjykatës që nënkupton edhe avokatët për të cilët përcaktohet vetë, për ekipin mbështetës ku janë të përfshirë ekspertë të fushave të ndryshme, për ish-bashkëpunëtorë sikur edhe për njohës të të drejtave të njeriut. Po të njëjtat të drejta i ka edhe pala e dëmtuar, viktima.

Duke krijuar këtë baraspeshë të përfaqësimit dhe të drejtave midis të të akuzuarit dhe viktimave, krijohen kushtet për një proces të drejtë, fer dhe të paanshëm.

Ndërkaq, marrja në pyetje, akuzimi, kërcënimi, ngritja e aktakuzave për ish-këshilltarët dhe ish-bashkëpunëtorët, në rastin konkret të presidentit Thaçi e prishë këtë barazi dhe i pakëson të drejtat e të arrestuarit për një mbrojtje efektive. Askush nuk duhet dhe nuk mund të përndiqet për shkak të një të kaluare apo aktivitetit politik e që ndërlidhet me kohën kur ishte presidenti aktual në pozitë, përveç nëse ka dëshmi të pakundërshtueshme për përfshirje në ndonjë aktivitet që sanksionohet me ligjet në fuqi. Për këtë fjalën e fundit dhe përgjegjësinë e vetme e ka Gjykata kompetente, pas një vendimi të formës së prerë.

Informimi i drejtë nuk e pengon asnjë proces gjyqësor, përkundrazi vetëm sa i ndihmon. Në rastin konkret, çdo përpjekje për frikësim apo shantazhim të z. Behramaj për shkak të aktivitetit informativ (nëse është kjo arsyeja e bastisjes) konsiderohet si i papranueshëm, i dënueshëm dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Në kohën e ish-Jugosllavisë, në rast se dikush i pengonte regjimit dhe se regjimi nuk kishte prova të mjaftueshme për ta dënuar, aplikohej një ligj-llastik, i famshmi Ligji për Propagandë Armiqësore me të cilin dënoheshin deri me 10 vjet burg. Ishin dënuar shumë shqiptarë me këtë ligj.
Gjykata Speciale këtë e ka përkthyer në një vepër; Pengimi i drejtësisë, blerje, ndikim dhe frikësim i dëshmitarëve dhe, mbi këtë bazë përndiqen të gjithë ata që e kanë pasur një të kaluar të përbashkët politike me të arrestuarit.

Në bazë të monitorimit të punës së Gjykatës Speciale, që nga intervistimi e deri te shqiptimi i dënimit, KMDLNj konstaton se vetëm një numër i vogël i të intervistuarve e bënë publike intervistimin dhe cilësinë në të cilën është ftuar, dëshmitarë, i dyshuar apo si viktimë.

KMDLNj edhe më herët ka reaguar duke rekomanduar të gjithë ata që ftohen për intervistë ta bëjnë publike këtë ftesë dhe vetëm atëherë do ta mësonim se numri i të ftuarve për intervistim është shumë më i madh se ai që njihet. Duhet, gjithashtu ta bëjnë të qartë edhe për çka janë intervistuar.

KMDLNj nuk e sheh të nevojshme fare praninë e policisë së Kosovës gjatë bastisjes aq më parë që ata shpërfillen, nuk lejohen të marrin pjesë në bastisje dhe përdoren si “punëtorë krahu“ për sigurimin e hapësirës rreth objektit që bastiset. Sikur të ishin ndonjë kompani private e sigurimit e jo një institucion i besueshëm dhe profesional.

Shërbimi për Informim i KMDLNj-së

Pas 10 orësh përfundon bastisja e EULEX-it në banesën e ish-këshilltarit të Thaçit – flet avokati Çerkini

Gjithashtu lexoni:

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Kosova News 23/02/2023 23/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?