KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në serialin e Netflix i ndryshuan emrin për arsye sigurie, historia e “arkitektit” të luftës kundër drogës që mori miliona dollarë nga El Chapo
Botë

Në serialin e Netflix i ndryshuan emrin për arsye sigurie, historia e “arkitektit” të luftës kundër drogës që mori miliona dollarë nga El Chapo

Kosova News
Kosova News 16:15 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ministri i Sigurisë në Meksikë, Genaro Garcia Luna, u dënua në SHBA për trafik të lëndëve narkotike, duke u bërë zyrtari më i lartë meksikan që dënohej për një vepër penale të tillë. I konsideruar si “arkitekti” i luftës kundër drogës në Meksikë, Luna ishte një ndër aleatët kryesorë të Presidentit Felipe Calderón, njeriu që ndërmori nismën për të shkatërruar kartelet e drogës pas presionit të SHBA. Pas shpalljes fajtor ai rrezikon të dënohet me të paktën 20 vite burg dhe maksimalisht me burgim të përjetshëm. Vendimi përfundimtar do të jepet më 27 qershor.

54-vjeçari Garcia Luna është një prej zyrtarëve më të lartë meksikanë të akuzuar dhe të dënuar për trafik droge. Ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës dhe u bë një nga njerëzit më të fuqishëm në Meksikë. Përveç postit të ministrit nga viti 2006 deri në 2012-n, ai mbajti edhe postin e kreut të Agjencisë Federale të Hetimeve në Meksikë në periudhën 2001-2005.

Pas vendimit të gjykatës amerikane, Jesus Ramirez, zëdhënësi i Presidentit meksikan në detyrë, Andres Manuel Lopez Obrador, tha përmes një postimi në Twitter. “U bë drejtësi për njeriun e besuar të Calderon. Krimet kundër njerëzve tanë nuk do të harrohen kurrë”.

Ndërsa vetë ish-presidenti Calderon shprehu tronditje të thellë dhe tha se nuk kishte dijeni për atë që akuzohej të kishte bërë ish-zyrtari i tij i besuar.

Por akuzat ndaj Luna-s në Meksikë datojnë prej disa vitesh. Përfshirja e tij në trafikun e drogës dhe “loja e dyfishtë” me kartelet meksikane ka qenë edhe pjesë e skenarit të serialit të Netflix, “El Chapo”. Aty tregohet historia e një prej bosëve më famëkeq të drogës në botë, Joaquin Guzman. Ndërsa Luna nuk përmendet me emër, por personazhi që është përshtatur pas figurës së tij quhet Conrado Sol (Dielli), ndërkohë që mbiemri i Luna në spanjisht do të thotë “hëna”.

Përgjatë serialit hit, funksionari i lartë shtetëror takohet disa herë me eksponentë të karteleve të drogës dhe merr shuma të mëdha parash prej tyre, diçka që në kohën kur u realizua filmi ishte vetëm një akuzë kundër Luna-s, e cila rezultoi e vërtetë sipas vendimit të gjykatës amerikane.

Vendimi i gjykatës dikton që Luna ka marrë miliona dollarë si ryshfet nga trafikantët e drogës për t’iu dhënë atyre informacione kyçe për shmangien e operacioneve policore, duke qenë se mbante poste të ndryshme shtetërore, më i larti ai i ministër i Sigurisë Publike. Për më tepër, gjatë punës së tij, ai pati marrëdhënie të ngushta me zyrtarët e DEA-s amerikane.

Pas la detyrën shtetërore në Meksikë, Luna u transferua në SHBA, ku edhe u arrestua në vitin 2019. Ai i mohon akuzat dhe avokatët e tij thanë se prokurorët amerikanë i kanë bazuar ato mbi dëshmitë e kriminelëve të rrezikshëm, çka i bën të pabesueshme.

Një ndër dëshmitë kryesore është ajo e vëllait të Ismael Zambada Garcia, partnerit të El Chapos, i cili deklaroi në gjyq se në dy raste i kishte dhënë nga një valixhe me 3 milionë dollarë Luna-s. Zambada vijon të jetë një ndër njerëzit më të kërkuar në botë, ndërsa El CHapo u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 dhe po i mbyll ditët në burgun e sigurisë së lartë “Supermax” në Kolorado.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?