KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish- ministri Rifat Latifi shkruan një letër: U dorëhoqa sepse mund të kontribuoj më shumë jashtë teatrit politik
Politikë

Ish- ministri Rifat Latifi shkruan një letër: U dorëhoqa sepse mund të kontribuoj më shumë jashtë teatrit politik

Kosova News
Kosova News 14:23 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, në fillim të tetorit të vitit të shkuar, pasi e ka kuptuar se mund të kontribuojë më shumë “jashtë kafazit dhe teatrit politik”.

Si kryetar i Kolegjit të Kirurgëve, Latifi, ka ftuar mjekët shqiptarë në diasporë të bëhen pjesë e simpoziumeve shkencore, ligjëratave dhe “transformimit të Kirurgjisë së Kosovës”.

Ai ka thënë në një letër drejtuar kirurgëve se Kosova ka nevojë për kontributin e mjekëve që disiplinën dhe etikën e punës e kanë krijuar jashtë Kosovës.

“Sikurse të gjithë ju në botë, pra jashtë Kosovës, edhe unë tash e më shumë se 30 vjet kam jetuar dy jetë, atë profesionale në SHBA, përderisa gjithmonë në mendje kam qenë dhe jam në Kosovë. Në nëntor të vitit 2021 ndërpreva të gjitha gjërat që kisha ndërtuar me vite në SHBA, si Kryeshef dhe Drejtor i Kirurgjisë në gjithë rrjetin e 10 spitaleve në Ëestchester, Neë York, dhe me vullnet e dëshirë shumë të madhe pranova ftesën t’i shërbej vendit dhe qytetarëve të Kosovës. Kjo pjesë e jetës sime do të jetë një nga më të ndriturat dhe më të rëndësishmet e jetës sime akademike, kombëtare dhe njerëzore. Më pak se një vit më vonë, me shumë dhembje dhe zhgënjim të pa imagjinuar dhashë dorëheqje, ngase kuptova qartë se unë mund të kontribuoj shumë më tepër ‘jashtë kafazit dhe TEATRIT POLITIK’”, ka shkruar në letër Latifi.

Ai ka thënë se për kirurgët shqiptarë dorëheqja “ka pasur ndikim jo të mirë dhe ka qenë ‘dush i ftohtë’ në shpresat e shumicës, që menduan se më në fund do ta transformojmë dhe rivalizojmë shëndetësinë e Kosovës”.

“Edhe pse dhashë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, UNË dhashë premtimin dhe do e mbaj deri në fund, se nuk do të ndalem asnjëherë së ndihmuari Kosovën”, ka thënë ai në këtë letër.

Latifi ka thënë se s’duhet të ketë komoditet që të “shkohet ngadalë në zhvillimin e shëndetësisë”.

“Kjo do thotë se Ne nuk kemi kohë për të humbur me ata që as nuk dinë as nuk donë ta zhvillojnë shëndetësinë e Kosovës. Nuk mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë me “neokolonialistët mjekësor”, që kanë lëshuar rrënjë në forma të ndryshme në Kosovë, tash më shumë se dy dekada. Për ta ndërtuar shtetin tonë duhet të kemi shëndetësi moderne, pa shëndetësi moderne nuk kemi liri të plotë dhe nuk kemi shtet funksional”, ka shkruar ai.

“Për të arritur barazi profesionale kirurgjike, me kirurgjinë botërore, NE të gjithë bashkë, duhet të punojmë shumë më tepër dhe ta “duam vendin dhe kombin tonë shumë më shumë se që po e duam sot”. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të sillemi më përgjegjësi të madhe secili prej nesh, por gjithashtu, do të kërkojmë përgjegjësi nga secili. Dorëheqja ime ishte kërkesë e përgjegjësisë për secilin prej nesh. Nuk ishte dorëzim-përkundrazi, ishte dhe është drejtë realizimit të qëllimeve tona”, ka thënë Latifi.

Latifi qe ministër i Shëndetësisë për dhjetë muaj në Qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?