KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës
Politikë

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Kosova News
Kosova News 13:57 -22/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 130-të radhës ku janë miratuar disa projektligje.

Ndër të tjerash nga Qeveria janë rialokuar 1,680,000 euro.

Njoftimi i plotë:

–          U miratua projektligji për Organizimin e Tregut për Produktet Bujqësore i cili krijon mjedis të përshtatshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm për organizimin e tregut të produkteve bujqësore.

–          U rialokuan 1,680,000 Euro (një milion e gjashtëqindetetëdhjetë mijë euro) për realizimin e katërmbëdhjetë projekteve kapitale në përputhje me Marrëveshjet e Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga ministri i MZHR-së dhe kryetarët e komunave si në vijim:

Rregullimi i parkut dhe shtigjeve për këmbësorë, biçiklistë në parkun e Drenasit në komunën e Drenasit;

Kompleksi rekreativ në Çabrat – komuna e Gjakovës;

“Kult Qendra” – Komuna e Gjilanit;

Qendra edukative dhe rekreative – komuna e Graçanicës;

Ndërtimi i urës që lidh komunën e Junikut me Eko fshatrat në Gjocaj dhe Jasiq në komunën e Junikut;

Ndërtimi i ndriçimit rrugor në fshatrat Vërboc dhe Mogill;

Rehabilitimi i infrastrukturës në zonën e qendrës kulturore historike në fshatin Janjevë;

Ndërtimi i Parkut Mirusha në komunën e Malishevës;

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Mamushë-Opterushë;

Ballkoni panoramik i qytetit dhe shtegu i ecjes në komunën e Mitrovicës së Jugut;

Ndërtimi i infrastrukturës për biçiklistë në komunën e Ranillukut;

Rregullimi i shtratit të lumit Klina në fshatrat Klinë e Poshtme- Kuqicë në komunën e Skenderajt;

Ndërtimi i stazave për këmbësorë me ndriçim në komunën e Parteshit;

Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në komunën e Podujevës.

–          U aprovua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

–          U miratua Koncept-dokumenti për Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinave i cili analizon dhe konstaton se Kosova nuk ka bazë ligjore për faturat e kulturave bujqësore dhe flet magazinave dhe për këtë rekomandon që të hartohet dhe miratohet Ligji i cili do të rregullonte këtë sektor në mënyrë specifike. Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë dhe për të ofruar më shumë stimulim për fermerët dhe qasjen e tyre në financa, është e domosdoshme të rregullohen Faturat e Kulturave Bujqësore dhe Fletëmagazinat.

–          U themelua struktura për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit i cili do të  përbëhet nga Komisioni Ministror, Koordinatori dhe Grupi Punues. Komisioni Ministror do të ketë këtë përbërje:

Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, kryesues;

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë;

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme;

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë.  

Grupi punues për hartimin e Strategjisë, përbëhet nga:

Zyra për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, kryesues;

Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar;

Ministria e Drejtësisë, anëtar;

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtar;

Ministria e Ekonomisë, anëtar;

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;

Ministria e Shëndetësisë, anëtar;

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar.

–          U themelua po ashtu Komisioni për Kartën për Komunën e Gjelbër dhe të Qëndrueshme në këtë përbërje:

Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, kryesues;

Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, anëtar;

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtar;

Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, anëtare;

Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtar;

Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, anëtare;

Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë, anëtar.

–          Drejtore ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural u emërua Venera Qerkini në një mandat prej katër (4) vitesh.

–          U aprovua në parim kërkesën për huamarrje deri në 20 milionë euro për “Trepça” Sh.A me qëllim të investimeve kapitale në miniera dhe flotacion. Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin e ekonomisë në vend.

–          U aprovua gjithashtu  edhe vendimi me të cilin autorizohet Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga programi “Shpenzimet e paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër sipas Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën dyzet mijë (40,000) euro.

–          Kabineti qeveritar u informua për zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKMZSA) 2022-2026, gjatë vitit 2022. Sipas raportit të prezantuar viti i kaluar konsiderohet si një nga vitet më dinamike të zbatimit të masave të PKMZSA-s që nga fillimi i zbatimit të këtij Programi.

–          U bë emërimi i Komisionit për Verifikim të Diplomave të Studentëve të Universitetit të Mitrovicës së Veriut në këtë përbërje:

Elizabeth Katherine Gowing – Këshilltare e jashtme e kryeministrit për çështje të komuniteteve

Arben Shamolli nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe

Mimoza Jashari, nga Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Komisioni do të jetë përgjegjës për hartimin dhe miratimin e rregullave të procedurës, që përfshinë, por nuk kufizohet në procedurën e aplikimit, caktimin e kritereve dhe vlerësimit të tyre, në qëllim të verifikimit të diplomave, sipas mandatit të komisionit. Këto rregulla nuk do të kenë vlefshmëri më të gjatë se sa gjashtë muaj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 22/02/2023 22/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Ministri francez në KFOR: Kjo forcë shumëkombëshe dëshmon përkrahjen e Evropës për stabilitetin e rajonit
12:37 -28/07/2026
Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital
12:10 -28/07/2026
Gjenerali amerikan Wikoff në Qeveri për takim me Kurtin, diskutohet situata e sigurisë dhe bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n
11:47 -28/07/2026
Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete
11:02 -28/07/2026
Mbi 5 milionë euro investime në qarkoren e Gjakovës, ministria jep detaje
10:22 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?