Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.
Sallahu në RTV Dukagjini ka thënë se sipas drejtorit të IML-së, kamerat e sigurisë edhe në momentin e raportimit të zhdukjes së mostrave kanë funksionuar normalisht.
“Mostrat e gjakut të Astrit Deharit janë parë në epruveta në tetor të vitit 2021 atëherë kur i janë dhënë institutit zviceran për raportin e dytë. Pra ka mundësi që lajmërimi i rastit me humbjen e mostrave nuk është i njëjtë. Pra mostrat mund të jenë zhdukur shumë më herët”.
Lexo po ashtu:
Ai thotë se të gjitha mostrat në IML ruhen në një vend të caktuar dhe sipas tij pas analizave ato arkivohen.
“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mostrat e Astrit Deharit. Janë arkivuar pas përdorimit. Por ne jemi lajmëruar në dhjetor të vitit 2021 se mostrat e Astrit Deharit nuk janë, derisa mostrat po barteshin nga një frigorifer në një të ri”, deklaroi ndër të tjera Blerim Sallahu


