KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë
Shëndetësi

Kërkohet anulimi i konkursit për drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, shkak parregullsitë

Kosova News
Kosova News 15:20 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një grup i shoqërisë civile ka bërë thirrje që të anulohet procesi rekrutues për drejtor të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë, për shkak të paligjshmërisë dhe të shkeljes së parimeve.

Nëpërmjet një reagimi publik të hënën, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thanë se konkursi i shpallur është në kundërshtim me kërkesat e përgjithshme formale për nivelin e arsimimit të kërkuar.

“Nga analiza e bërë konkursit të shpallur është vërejtur që ky konkurs është në kundërshtim me kërkesat e përgjithshme formale sa i përket arsimimit të kërkuar. Kjo për faktin që Rregullorja shprehimisht thekson se niveli i arsimimit duhet të jetë Diplomë/a e arsimit të lartë me së paku 4 vite të studimeve, ndërsa në konkurs është vetëm ‘diplomë e studimeve universitare ose ekuivalente me to…’, gjë që nuk i përjashton nga përzgjedhja edhe kandidatët që kanë bachelor me 3 vite studimi”, thuhet në komunikatë.

Organizatat thanë se shkelje edhe më serioze është çështja e përvojës së punës, ku sipas Rregullores, kërkohen të paktën 8 vjet punë profesionale, e në konkurs kriteri është zvogëluar për së paku 5 vjet.

“Mospërmbushja e kërkesave të përgjithshme formale sa i përket arsimit të kërkuar dhe përvojës së punës është shkelje e rëndë e cila e bën të paligjshëm të gjithë konkursin dhe procesin, i cili supozohet të zhvillohet në bazë të tij”, thuhet tutje në reagim.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?