KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kodi Civil së shpejti procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend
Politikë

Kodi Civil së shpejti procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend

Kosova News
Kosova News 10:06 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kodi Civil i cili vitin e kaluar dështoi të miratohet, së shpejti do të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvend.

Kështu thonë nga Ministria e Drejtësisë, ndonëse nuk saktësojnë kohë e as nëse do të ndryshohet neni që mundëson regjistrimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë. Juristët thonë se Kodi Civil duhet miratuar pa vonesa të mëtejme. 

Ndonëse vlerësohej si dokument i një rëndësie të veçantë dhe shumë i nevojshëm për Kosovën, në mars të vitit 2022, deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshirë disa të shumicës parlamentare, nuk ia dhanë dritën jeshile miratimit të Projekt-kodit Civil.

Gjatë shqyrtimit në parim, mospajtimet kryesore ndërlidheshin me nenin 1138, i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Pas dështimit të miratimit të Projekt-kodit Civil, nga Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje ishin zotuar se ky do shqyrtohej sërish gjatë vitit 2022. Një gjë të tillë nuk ndodhi, përkundër asaj që kishte thënë më 8 gusht shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Për sa i përket pyetjes për Ligjin e Pagave dhe Kodin Civil, përgjigja është po. Të dyja do të trajtohen në sesionin vjeshtor. Kodi civil është i paraparë që të përcillet në Qeveri dhe të vije në Kuvend, po shpresoj në javët e para të sesionit vjeshtor, ashtu siç edhe i kemi indikacionet nga Ministria e Drejtësisë”, kishte thënë ajo.

Ministria e Drejtësisë është pyetur se kur pritet të dërgohet në Kuvend Projekt-kodi Civil, dhe nëse do ndryshohet neni 1138 i tij.  

“Kodi Civil është prioritet për Ministrinë e Drejtësisë dhe me rendësi të veçantë për sistemin juridik në Kosovë. Së shpejti, Kodi Civil i kompletuar, me të gjitha adresimet do të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvendin e Kosovës”, thuhet për Radio Kosovën në përgjigjen e Zyrës për Komunikim Publik në Ministrisë së Drejtësisë. 

Juristi Ehat Miftaraj, nga Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se marrë për bazë rëndësinë që ka miratimi i Kodit Civil, ai duhet të aprovohet sa më shpejt në Kuvend.

“Marrë parasysh rëndësinë që ka, është e pakuptimtë që Kodi Civil të mos dërgohet në Kuvend për miratim, sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të përmbushet edhe një obligim që e ka Kosova edhe në Raportin e Progresit. Kështu që, e shohim se, me vetë faktin që Qeveria e ka bartur për pjesën e dytë të vitit, në njëfarë mënyre tregon se ka frikë që të njëjtin ta dërgojë përsëri në Kuvend, pasi, si duket, nuk ka konsensus brenda deputetëve të partisë në pushtet që të njëjtin ta mbështesin me votë”, tha Miftaraj. 

Në mars të vitit të kaluar, në mesin e atyre që votuan kundër Kodit Civil, të sponsorizuar nga Qeveria, ishin edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të komuniteteve jo shumicë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?