KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita e dytë në Mynih, kryeministri Kurti jep detaje: Ishte me shumë takime dhe shkëmbime
Politikë

Dita e dytë në Mynih, kryeministri Kurti jep detaje: Ishte me shumë takime dhe shkëmbime

Kosova News
Kosova News 08:46 -20/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së 59 në Mynih të Gjermanisë.

Atje ai ka zhvilluar takime të shumta si në ditën e parë, ashtu edhe në ditën e dytë me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme., ndërsa ka dhënë detaje rreth diskutimeve që ka zhvilluar edhe në ditën e fundit në Mynih.

Kryeministri Kurti takoi kongresistët amerikanë, Mike Turner, Michael McCaul, Jake Ellzey, Rich McCormick dhe Darrell Issa.

Ai i njoftoi kongresistët me punën e Qeverisë dhe planet përpara, arritjet më të shënuara në sundimin e ligjit dhe progresin në rrafshin ekonomik.

“Implikimet që ka pasur dhe rreziqet që vazhdon t’i paraqes invazioni dhe agresioni Rus në Ukrainë për kontinentin, në veçanti Ballkanin Perëndimor, dhe miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve, ishin temat të cilat i diskutuam bashkë me kongresistët amerikanë, Mike Turner, Michael McCaul, Jake Ellzey, Rich McCormick dhe Darrell Issa.

Kurse me ish-kongresistin amerikan, tash Drejtuesin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre, Theodore Deutch, folëm për miqësinë e kahmotshme dhe raportin përherë e më të avancuar mes dy popujve tanë dhe tash shtetit të Kosovës dhe shtetit të Izraelit”, ka shkruar në rrjetin social Kurti.

Kurse ai tha se me kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte, në takimin e parë bilateral, biseduan për marrëdhëniet dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Për avancimin demokratik të Kosovës në dy vitet e fundit, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Suedisë dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe Këshillin e Evropës, bisedova me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson. Atë e falënderova për përkrahjen ndër vite dhe të pandërprerë të Suedisë ndaj vendit tonë”, tha ai.

Ndërkaq me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Kurti tha se  folën për forumin ekonomik Italian në Kosovë, që do të mbahet këtë vit, dhe për përfitimet që ky forum mund të sjellë në shtimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve tona.

Në Mynih Kurti u takua edhe me Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Ai këtu thekoi se për vitin e dytë radhazi, Kosova do të jetë vend mikpritës dhe pjesëmarrës, kësaj radhe me 1365 ushtarë të FSK-së, në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga ushtria amerikane.

Kryeministri Kurti jep detaje për takimet në Mynih, paralajmëron edhe takime tjera të rëndësishme

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 20/02/2023 20/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?