Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka kujtuar 15 vjetorin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan KosovaNews.
Ai në një postim në Twitter, ka thënë se Amerika ndjehet krenare për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës.
Hovenuer shton se Kosova ka një demokraci të gjallë dhe të lulëzuar.
“Këtë Ditë të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën. 15 vjet më vonë, ne jemi krenarë për mbështetjen tonë dhe të frymëzuar nga demokracia e gjallë dhe e lulëzuar që ka arritur populli i Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
#OnThisDay in 2008, the United States formally recognized Kosovo. 15 years later, we are proud of our support and inspired by the vibrant, flourishing democracy the people of Kosovo have achieved. pic.twitter.com/XEkGmU8su2
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 18, 2023


