Në Prishtinë po vazhdon festa për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit e po vallëzojnë e festojnë për 15-vjetorin e shtetësisë.
Disa nga këta qytetarë kanë vendosur të festojnë edhe në mënyrë tradicionale, duke kënduar e vallëzuar me tupanë.
Festa e mbrëmjes është kulminacioni i ngjarjeve ditore të organizuara nga organet shtetërore, përfshirë edhe parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, gjatë ditës pati edhe seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.


