KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Prishtina është kryeqytet i Republikës, por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare
Politikë

Kurti: Prishtina është kryeqytet i Republikës, por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Kosova News
Kosova News 17:05 -17/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në shënim të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, Kryetarin e Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca dhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, morën pjesë në ngritjen solemne të flamurit të Republikës së Kosovë, nën intonimin e himnit shtetëror.

Pasi nderuan flamurin e Republikës së Kosovës, homazhe u bënë edhe te Monumenti i të Pagjeturve, për të vazhduar pastaj me homazhe dhe vendosje të luleve të freskëta edhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Kryeministri Kurti me rastin e 17 Shkurtit, bëri homazhe dhe vendosi lule edhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke e quajtur këtë të fundit si kryeqytetin e kryengritjes.

“Teksa festojmë dhe gëzohemi në këtë 15-vjetor të Shpalljes së Pavarësisë, i kujtojmë me mall, dhembje e krenari ata të cilët u vetëmohuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit. Prishtina është i kryeqytet i Republikës por Prekazi është kryeqytet i kryengritjes shqiptare’’, u shpreh kryeministri.

Vizita në Prekaz, shtoi më tej, në këtë ditë kaq të rëndësishme për popullin dhe historinë tonë, tregon që rruga jonë përpara gjithmonë e ka në mendje dhe në kujtesë çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë që gëzojmë.

Kryeministri Kurti u uroi 15- vjetori i Pavarësisë të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Pas Prekazit, Kurti bëri nderimet e tij edhe te Monumenti i Policëve të Rënë në detyrë, si dhe te monumenti “Heroinat”, thuhet në komunikatën për media.

Porosia amerikane për njohje reciproke- Kurti dhe Vuçiq takohen në Bruksel më 27 shkurt me ftesë të Borellit

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kalim ilegal i kufirit, ndalohen katër persona në Gjilan dhe Han të Elezit

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 17/02/2023 17/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?