Pas kritikave nga qytetarët për mosdekorimin e qytetit me flamuj për ditën e Pavarësisë, Komuna e Prishtinës “zgjohet nga gjumi” në mbrëmje.
Një kompani, me kërkesën e Komunës, shihet duke vendosur flamujt shtetërorë dhe kombëtarë në sheshin e qytetit, për nder 15-vetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton KosovaNews.
Gjatë ditës, Komuna e Prishtinës është kritikuar nga qytetarë të shumtë dhe persona zyrtarë për mosdekorim të sheshit me flamuj shtetrorë dhe pas kritikave ka bërë vendosjen e tyre në orët e vona të mbrëmjes në sheshin “Nënë Terezë”.
Kujtojmë se nesër, për nder të 15-vjetorit të Pavarsisë, në shesh do të zhvillohen aktivitete të shumta dhe do të parakalojnë edhe pjestarët e Policisë së Kosovës dhe të FSK-së/KosovaNews




