KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia: Udhëzimi administrativ i ri për shkollimin specialistik është në fazën finale
Shëndetësi

Vitia: Udhëzimi administrativ i ri për shkollimin specialistik është në fazën finale

Kosova News
Kosova News 13:32 -16/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrisë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se udhëzimi administrativ për shkollimin specialistik është në fazën finale. Ai ka njoftuar se pas konsultimeve publike dhe nënshkrimit nga ai, do të hapet konkursi për specializantët.

Kështu ka bërë të ditur i pari i Shëndetësisë, teksa ka marrë pjesë në përkujtimin e profesionistëve shëndetësorë. Vitia tha se të njëjtit kanë punuar me dekada në shërbim të shtetit, pavarësisht kushteve jo të mira.

Ministri i Shëndetësisë bashkë me odat e profesionistëve shëndetësorë kanë vendosur lule pranë obeliskut në hyrjen kryesore të QKUK-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kujtuar të gjithë mantel-bardhët të cilën dhanë jetën në vendin e tyre të punës edhe gjatë kohës së pandemisë.

“Për shumë vite kanë dhënë për shoqërinë, qoftë në shtet ndërtimin e Republikës, qoftë në sakrificën që kanë dhënë për vite të tëra edhe në kushtet më të vështira, maksimumin e tyre për shëndetin dhe shërbime shëndetësore që qytetarët mos të mbesin pa këto shërbime. Gjendemi këtu për të dhënë një mirënjohje të thellë për profesionin e mjekut dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, të cilët pavarësisht kushteve në të cilat ka kaluar shteti jonë gjithë këto dekada, kanë qenë në krye të detyrës jo vetëm në aspektin profesional por edhe në atë intelektual”, ka thënë Vitia.

Më tej, u zotua se do të qëndrojnë pranë profesionistëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe angazhimin e tyre human të përditshëm.

Ai është pyetur edhe për konkursin e specializantëve, për çka tha se viteve të fundit ka pasur fluks të madh të largimit të infermierëve e mjekëve.

“Udhëzimi administrativ i ri për shkollimin specialistik, i cili mendoj që do të jetë shumë më i avancuar se i kaluari, ku shfrytëzoj rastin të falënderojë edhe përfaqësuesit e odave respektive që na kanë ndihmuar në këtë udhëzim, mendoj që do të adresojë shumë gjëra të cilat më herët nuk kanë qenë të adresuar. Dhe ky udhëzim administrativ është në fazën e fundit finale, drafti final tashmë veç është paraqitur, do të kalojë në procedurat normale, duke përfshirë edhe ato të konsultimit publik dhe në momentin e parë që do të nënshkruhet nga ana ime do të hapet konkursi për specializim”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë.

Vitia shtoi se kanë punuar për paga dinjitoze, përmirësimin e kushteve të punës dhe mundësisë së shkollimit dhe të avancimit profesional.

E kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka folur për kontributin e mjekëve dhe infermierëve, duke shtuar se është me rëndësi që të punohet për sistem më të mirë shëndetësor.

“Kontributi i tyre, sakrifica e tyre është një nder për organizatat dhe nder për secilin individ që mundohemi së paku që të përmirësojmë dhe të vazhdojmë punën sa më mirë të cilët në rrugën që e kanë trasuar pararendësit tanë. Besoj që ne si organizata bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë do të mundohemi ta bëjmë një gjë të tillë, më të mirën që dimë, më të mirën që mundemi dhe me rëndësi është që të jemi bashkë dhe të punojmë për të mirën e sistemit shëndetësor dhe shtetin si kulm i gjitha këtyre të mirave”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se, infermierët e angazhuar në institucionet publike janë shprehur të pakënaqur me koeficientin e ri të pagave prej 105 euro.

Ministria e Shëndetësisë, Oda e Mjekëve dhe ajo e Infermierëve përkujtojnë profesionistët shëndetësorë të rënë në krye të detyrës

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 16/02/2023 16/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?