KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: ShBA-ja po e favorizon perspektivën e Serbisë në dialog me Kosovën
Politikë

Serwer: ShBA-ja po e favorizon perspektivën e Serbisë në dialog me Kosovën

Kosova News
Kosova News 22:45 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Daniel Serwer, profesor në programin për menaxhimin e konflikteve, ka thënë se ShBA-ja po e favorizon perspektivën e Serbisë në dialogun me Kosovën, ndërkaq kësaj të fundit nuk po ia dhuron atë që e kërkon, pra njohjen reciproke dhe anëtarësimin në OKB.

Sipas Serwer, e gjithë kjo u bë e qartë pas mesazhit të sotëm të Departamentit të Shtetit për Ditën Kombëtare të Serbisë, ku flet për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për krijim të pozicioneve ndërlidhëse me diplomatë serbë brenda departamentit amerikan.

“Oficerë të tillë ndërlidhës mësojnë shumë rreth funksioneve të brendshme të diplomacisë amerikane. Edhe nëse caktohen në role larg Byrosë Evropiane, sinjali që po dërgon Uashingtoni është i qartë: Ne favorizojmë perspektivën e Serbisë në dialog. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë lëvizje të këndshme është që të njëjtën gjë t’ia ofrojë Kosovës brenda dy ditësh, kur është përvjetori i Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Serwer.

“Ajo që Uashingtoni nuk po bën është të japë atë që dëshiron Kosova: Njohjen e Serbisë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. “Normalizimi” mund të nënkuptojë njohje ndërkombëtare për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por jo për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Është e vështirë të imagjinohet një rezultat më i keq për Prishtinën”.

Sipas tij, Uashingtoni pret që favoret e tij ndaj Beogradit t’i kthehen në një të ardhme të pacaktuar, ndërsa kërkon që Prishtina të pajtohet me “Ballkanin e Hapur” dhe Asociacionin që tani.

“Nuk do të jetë e vështirë për Beogradin të pajtohet me “normalizimin” që përfshin vërtetimin e autoritetit të Serbisë mbi popullsinë serbe të Kosovës. Pasi të bëhet kjo, Serbia do të presë analogun në Bosnje dhe Mal të Zi”.

ShBA-ja, tha profesori, po e mbështet propozimin e përpjekjeve të Beogradit për të ndarë qeverisjen e popullatës me shumicë serbe të Kosovës nga autoritetet e Prishtinës përmes krijimit të një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Dhe kjo, sipas tij, do të krijojë një tjetër “Republika Srpska” de fakto, raporton Klan Kosova.

“Republika Srpska e Bosnjës tani po përgatitet të refuzojë autoritetin e gjykatave të Sarajevës. Të njëjtën gjë mund ta presim edhe në Kosovë, nëse Asociacioni formohet me kompetencat ekzekutive që kërkon Beogradi”, ka shtuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?