KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Të jemi të palëkundur edhe kur kërkohet gjymtimi i pavarësisë
Politikë

Nagavci: Të jemi të palëkundur edhe kur kërkohet gjymtimi i pavarësisë

Kosova News
Kosova News 12:12 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot u shpreh se Kosova duhet të jetë e palëkundur edhe karshi zhvillimeve politike të fundit, ku po kërkohet gjymtimi i pavarësisë dhe kushtetueshmërisë.

Keto komente Nagavci i bëri në sesioni shkencor “Kosova 15 vjet pavarësi – sfidat dhe shtetndërtimi” i organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinë bashkë me Institutin e Historisë Tiranë dhe Instituti i Trashëgimisë në Shkup.

Ministrja e Arsimit, Nagavci tha se sistemi arsimor në bazë të reformave të ndërmarra ka arritur zhvillim të dukshem pozitiv. Ajo përmendi disa nga iniciativa e marra si qeverisje për arsimin e lartë, ndërsa shtoi se rruga e duhur për të ruajtur dhe forcuar pavarësinë është përmes edukimit të vazhdueshëm dhe cilësor.

“Me këtë histori në mendje, me kontributin dhe respektin për të gjithë gjeneratat që mundësuan këtë ne sot e festojmë 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës gjithherë duke pas parasysh se situata jonë karshi zhvillimeve politike me shtetin e Serbisë mbetet akoma e brishtë. Përderisa, nuk kemi platformë të përbashkët të vlerave qytetare mbi të cilat do të mund të zhvillonim bisedime për normalizimin e raporteve ndër- shtetërore jemi të vetëdijshëm që ne ballafaqohemi për të drejtën tonë të pamohueshme për pavarësi, andaj edhe duhet të jemi të vendosur e të palëkundur”.

Duhet të jemi të vendosur e të palëkundur. Kjo vlen edhe për zhvillimet e fundit politike ku kërkohet nga ne madje edhe gjymtimi i pavarësisë dhe kushtetueshmërisë sonë. Por, pavarësisht gjithçkaje ne e vazhdojmë punën tonë për avancimin demokratike që kultivon dhe mbi të gjitha mbron të drejtat e qytetarëve të vetë pa asnjë dallim kombësie, feje apo race.”, tha Nagavci.

Drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi deklaroi se procesi i shtetndërtimit të Kosovës është i pakthyeshëm dhe sfidat e evidentuara shkaktojnë vonesa në zhvillimin e vendit. Sipas tij, mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së e kanë lënë pengë për një kohë të gjatë edhe funksionalizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës.

Ai tha se stagnimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare është i dëmshëm edhe për rajonin. Administrimi klasik i UNIMK-ut dhe i mekanizmave tjerë ndërkombëtar shpesh herë ka qenë i shoqëruar me inkonsekuenca gati të mundshme.

Debati për multietnicitetin e Kosovës dhe mono- etnicitetin e institucioneve të caktuara të saj është tepër dëshmues në këtë drejtim.. Vite më vonë shohim lansojnë instanca ekskluzive një etnike të pushtetit. Një pengesë e madhe në ndërtim të shtet ndërtimit u shfaq edhe për shkak të përplasjes së interesave gjeo-strategjike në Ballkan sidomos në vitin e fundit si rrjedhojë e luftës në Ukrainë…mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së e kanë lënë pengë për një kohë të gjatë edhe funksionalizimin e plotë të shtetësisë së Kosovës dhe praninë e asaj në organizata ndërkombëtare të ndryshme.

Krahas mangësive evidente në vetë organizimin e brendshëm dhe funksionimin e plotë të mekanizmave shtetërore që përbëjnë një detyrë të elitës politike të Kosovës kjo qasje e faktori ndërkombëtar jo rrallë shfaqet si pengesë në avancimin e përshpejtuar të proceseve rrjedhimisht sot për sot përbënë një ndër sfidat më kryesore.”, u shpreh ai.

Nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës paraqet një projekt shekullor për mbarë kombin shqiptar.

Duke uruar që përvjetorët tjerë ta gjejnë Kosovën më të konsoliduar, Asani kërkoi që pavarësia dhe integrimi brenda kombëtar të shkojë paralelisht drejt një bote shqiptare të shtrirë në një planimetri global.

 “Kosova është proces në ecje dhe ky proces shkon paralelisht me nevojën për të pasur një shoqëri demokratike në të cilën sundon shteti i së drejtës si dhe të gjithë parametrat e një shoqërie që ka kërkesa për më shumë zhvillim ekonomik e më pak varfëri, më shumë forma institucionale e juridike e më pak korrupsion.. Duke shpresuar që përvjetorët tjerë do të gjejnë Kosovën më të konsoliduar në të gjitha planet uroj që pavarësia dhe integrimi brenda kombëtar të shkoj paralelisht drejt një bote shqiptare shtrirë në një planimetri global.” Theksoi ai

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Institutit Historik “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli u shpreh se Kosova ditëlindjen e saj të 15 e shënon me shumë progres përfshirë edhe fushën e arsimit.

Duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Shala-Peli kujtoi edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë. Një bashkim i tillë i forcave intelektuale e benë edhe më të veçantë këtë jubile dhe do të ndikoj në ndriçime shumë ngjarjeve që i paraparin shpalljes së pavarësisë dhe shumë proceseve që ndodhen pas saj….Një vend nderi zë edhe sakrifica e tëgjithë atyre që edhe sot 15 vite pas pavarësisë dhe 24 vite pas çlirimit të Kosovës po mbahen dhe po gjykohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagë.

Jemi të bindur se edhe kësaj radhe do të triumfojë pastërtia dhe pafajësia e UÇK-së.. Pavarësisht sfidave një fakt igjithë- pranuar se Kosova e pavarur ka shënuar progres në shumë fusha, duke e përfshirë edhe arsimit, shkencën edhe kulturën.”, tha ajo.

Në këtë sesion shkencor me titullin Kosova 15 vjet pavarësi – sfidat dhe shtetndërtimi” do të prezantohen punime të ndryshme shkencore mbi pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?