KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama në “World Government Summit 2023”: Nëse puna duhet bërë, jepja një gruaje
Rajon

Rama në “World Government Summit 2023”: Nëse puna duhet bërë, jepja një gruaje

Kosova News
Kosova News 13:14 -14/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria shqiptare ka në përbërjen e saj më shumë se 70% gra, por për kryeministrin Edi Rama ky nuk ka qenë një qëllim, por diçka që erdhi natyrshëm.

I pranishëm në “World Government Summit 2023”, për të folur mbi rolin e grave në qeverisjen dhe shoqërinë e shekullit XXI, Rama tha se synimi fillimisht ishte që qeveria të kishte në përbërje 50% gra dhe po aq edhe burra, por theksoi se më pas, në përpjekjen për të zgjedhur personin e duhur për punën e duhur, kishte më shumë gra sesa burra të përshtatshme.

Për kryeministrin Rama, shanset për t’i realizuar gjërat, janë më të larta me gratë sesa me burrat
“Shanset me gratë për t’i realizuar gjërat janë më të larta se me burrat. Nuk pretendoj se ky është një model për të gjithë, por funskionon për Shqipërinë. Ka dy gjera që mund të them, e para është se tani për tani nuk duhet të shqetësohemi për atë që e quani teatrale sepse çfardo llojë gjëje që të bëhet në këtë drejtim është e mirë.

Nxjerrja në pah e grave, dhënia e më shumë mundësive për të marrë pjesë është e një rëndësie thelbësore dhe ndojëherë kjo duhet të ndodhë përmes mjeteve që duken si të detyruara nga autoriteti i parlamentit, shetitit apo drejtuesit, por duhet të ndodhë. Kjo është diçka që vlen edhe për kuotat. Shifra e grave në qeverinë tonë është më e ekzagjeruara në mbarë botën, mbi 70%, por nuk është diçka që erdhi sepse donim të ishte kështu, por erdhi natyrshëm. Në fillim doja të ishte 50 me 50, por më pas në përpjekjen për të zgjedhur personin e duhur për punën e duhur kuptova që kishte më shumë gra sesa burra të përshtatshme për punën që duhej bërë”, tha Rama.

Megjithatë, kryeministri theksoi se ende nuk është bërë mjaftueshëm në këtë aspekt, teksa përmend nevojën për fuqizimin e rolit të gruas në poste drejtuese edhe në sektorin privat e mbi të gjitha fuqizimin e saj në familje.

“Por sidoqoftë nuk është mjaftueshëm sepse duhet të vijojë edhe në sektorin privat dhe duhet të jetë kështu edhe në shtëpi ku kemi probleme me dhunën në familje. Kjo është njëra anë, por na duhet të jemi të vetëdijshëm se ka të bëjë edhe me sjelljen individuale”, u shpreh kreu i qeverisë.

Gjithashtu lexoni:

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Kosova News 14/02/2023 14/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?