Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur sot në një takim delegacionin e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga kryetarja, Jorida Tabaku.
Kryeparlamentari Kojufca tha se në takim pati diskutime të dobishme për zhvillimet aktuale politike dhe çështje me interes të përbashkët, shkëmbimin e përvojave dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.
“Mirënjohës dhe falënderues ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e deritashme dhe bashkërendimin e hapave në të ardhmen drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Të unifikuar dhe koordinuar në rrugëtimin tonë gjeostrategjik kombëtar drejt BE-së, brenda NATO-s dhe në miqësi të përhershme me SHBA-në”, ka shkruar Konjufca.