Kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social twitter, gajtë ditës së sotme iu ka drejtuar bashkësisë ndërkombëtare duke u kërkuar atyre që të kërkojnë llogari nga Serbia që me një grup kriminelësh privoi komunat veriore nga zhvillimi.
Ndërkaq, këtë postim të kryeministrit Kurti e ka vlerësuar njohës i mirë i zhvillimeve ballkanike Daniel Server, duke e shpërndarë atë në faqen zyrtare të tij.
“Rifreskuese të shohësh një politikan ballkanik që kundërshton irredentizmin etnik me të dhëna”, ka shkruar Serwer, sipër postimit të Kurtit duke e shpërndarë atë në faqen zyrtare të tij.
Refreshing to see a Balkan politician countering ethnic irredentism with data: https://t.co/MXATQtvDUG
— peacefare.net (@DanielSerwer) February 7, 2023
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme, përmes një postimi në twitter ka thënë se dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, kanë marrë mesatarisht 62 për qind më shumë buxhet për kokë banori, si dhe 89 për qind më shumë shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.
I pari i qeverisë tha se këto të dhëna janë marrë nga Departamenti i Buxhetit në ministrinë e Financave nga 14 vitet e fundit, teksa shtoi se gjashtë komunat me shumicë serbe që janë në jug, kanë performuar vazhdimisht më mirë se ato katër që janë në veri.
Lexo po ashtu:


