TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton ku kryeministri Edi Rama shihet të ketë pozuar krah Agron Nezajt, njeriut që identifikohet si ‘Personi A’ në dosjen e FBI-së ndaj ish-agjentit Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion. Ky është imazhi i parë që tregon me figurë atë ç’ka shkruhet në dosjen e FBI-së.

Personi A (Agron Nezaj) është njeriu që rezulton të ketë takuar tre herë McGonigal për t’i dhënë 225 mijë dollarë. Paratë janë dhënë të ndara në tre pjesë, dy herë nga 80 mijë dollarë dhe një herë 65 mijë dollarë. Herën e parë takimi është bërë në një parking në Neë York dhe dy herët e tjera në rezidencën që Nezaj kishte në New Jersey.
Charles McGonigal akuzohet se ka ryshfetin për të ndikuar në FBI që të niste hetim për lobingun e PD-së në SHBA, që u bë në vitin 2017 nga kompania e Nicolas (Nick) Muzin.
Lexo po ashtu: