KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, Kurti: Ai ndërtoi një monument që do të jetojë për brezat
Politikë

90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, Kurti: Ai ndërtoi një monument që do të jetojë për brezat

Kosova News
Kosova News 15:34 -25/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin nderues, të organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së profesorit Rexhep Qosja.

“Një djalosh nga Vuthaj që vjen në Prishtinë dhe ndërton, për më shumë se gjysmë shekulli, një monument kulturor, i cili do të mbetet dëshmi kombëtare shqiptare për të gjitha kohët. Ky ishte dhe do të mbetet përgjithmonë, profesor Rexhep Qosja”, kështu e nisi fjalën e tij kryeministri në detyrë Kurti.

Ai theksoi se profesor Qosja në historinë e letërsisë mbetet një nga studiuesit më të shquar, në letërsinë artistike një nga shkrimtarët më të rëndësishëm, në publicistikë një nga zërat më të fuqishëm, ndërkaq në mendimin politik një nga intelektualët më të guximshëm.

“Profesor Qosja theksonte se një popull nuk mund ta ndërtojë të ardhmen duke harruar historinë e vet. Kujtesa historike nuk ishte kthim prapa, por kusht për ecjen përpara. Prandaj, ai mbeti një nga përçuesit më të rëndësishëm të Porosisë së Madhe, asaj ideje që rilindësit shqiptarë ua lanë brezave pasardhës si amanet kombëtar”, tha kryeministri.

Në fund të fjalës, kryeministri në detyrë Kurti tha se përderisa do të ketë lexues të veprës së tij, studiues të mendimit të tij dhe shqiptarë, të cilët do të mundohen ta kuptojnë më mirë veten dhe kohën e tyre, do të vazhdojë të jetojë edhe Rexhep Qosja, si një nga figurat më përfaqësuese të kulturës shqiptare të shekujve XX dhe XXI.

Fjala e plotë e Kryeministrit në detyrë Kurti:

I nderuar profesor Ag Apolloni,

E nderuara familje Qosja,

Të nderuar profesorë e akademikë, studentë,

Të nderuar kolegë nga Qeveria në detyrë dhe nga Kuvendi, së shpejti në detyrë,

Të nderuar ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës nga Shqipëria dhe mga Mali i Zi,

E nderuara drejtore e Bibliotekës Kombëtare, znj. Blerina Gaxha Rogova,

Të dashur miq, kolegë e bashkëpunëtorë,

Zonja e zotërinj,

Një djalosh nga Vuthaj që vjen në Prishtinë dhe ndërton, për më shumë se gjysmë shekulli, një monument kulturor, i cili do të mbetet dëshmi kombëtare shqiptare për të gjitha kohët. Ky ishte dhe do të mbetet përgjithmonë, profesor Rexhep Qosja.

Ai mbylli sytë më 23 prill sivjet, në vitin e nëntëdhjetë të jetës së tij. Nga këto nëntë dekada, nëse nisim nga vepra e parë, “Episode letrare”, e botuar në vitin 1967, del se ai punoi pa u ndalur për afër 60 vjet si kritik letrar, historian i letërsisë, romancier, dramaturg, publicist dhe profesor.

Për të kuptuar më lehtë peshën e vërtetë të një personaliteti të përmasave që kishte profesor Qosja, do të duhej të imagjinonim për një çast se çfarë pamje do të kishte pasur letërsia, politika, publicistika dhe mendimi kulturor e artistik shqiptar në përgjithësi, e kultura shqiptare në Kosovë në veçanti, pa figurën me përmasa kaq të shumta të tij. Kjo kulturë nuk do të ishte vetëm më e varfër, por do të ishte pa njërën nga shtyllat e panteonit kulturor shqiptar të shekullit njëzet dhe të shekullit njëzet e një; pa njërin nga zërat më të qartë, më të guximshëm dhe më të thellë të mendimit kulturor e politik shqiptar. Por, njëkohësisht, do të ishim edhe pa një plejadë të pamatshme të intelektualëve, të studiuesve, profesorëve e studentëve, që u inspiruan prej tij.

Prandaj, ashtu qysh kontributi i tij është i tillë, saqë nuk arrijmë ta masim dot, gjithashtu nuk mund ta masim dot as vargun që vjen pas tij, e i cili erdhi për shkak të tij.

Duke qenë një vëzhgues dhe analizues i vëmendshëm i ngjarjeve dhe i dukurive, profesor Qosja kishte ardhur në përfundim se identiteti i një kombi nuk mbështetet vetëm te shteti apo politika, por para së gjithash te kultura, te gjuha, te letërsia dhe te kujtesa historike. Kultura, sipas tij, nuk duhej trajtuar si një zbukurim i jetës kombëtare. Kultura nuk është dekor. Por, si kusht i ekzistencës së saj. Ajo është mundësia për neve që jemi. Për këtë arsye ai kërkonte veprim aktiv nga ana e intelektualëve për ta përmirësuar gjendjen ekzistuese. E kjo nuk mund të arrihej ndryshe veçse me shumë punë dhe përkushtim. Këtë, në mënyrën më të mirë, profesor Qosja e dëshmoi me shembullin e jetës dhe të veprës së tij.

Përveç kësaj, ai nuk ishte një studiues që u kufizua brenda fushës së tij të ngushtë profesionale, por një intelektual, i cili angazhimin e vet e zgjeroi në shumë fusha, edhe jashtë letrare. Jo për shkak të dëshirës së tij për të qenë i pranishëm në çdo debat publik, por si një domosdoshmëri e kohës dhe e popullit të tij, që ishte i robëruar.

Profesor Qosja konsideronte se përgjegjësia morale e intelektualit, ishte të mos heshtte para padrejtësive, meqë vlera e vërtetë e një intelektuali nuk matej me titujt që mbante, por me të vërtetat që kishte guxim t’i thoshte, edhe atëherë kur ato nuk pranoheshin lehtë, qoftë nga pushteti, qoftë nga opinioni publik i kohës.

Për ta ilustruar këtë në figurën e vetë Qoses, mjafton të kujtojmë se në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar, shkrimet e tij polemike kundër bartësve të politikës serbomadhe, nuk botoheshin dot në gazetat dhe revistat e Kosovës. Megjithëkëtë, ai gjeti mënyrën që zëri i tij, dhe përmes tij, zëri i shqiptarëve të dëgjohej në hapësira më të gjera, duke botuar tekstet e tij polemike në revista dhe gazeta të Zagrebit e të Lubjanës.

Profesor Qosja theksonte se një popull nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke harruar historinë e vet. Kujtesa historike nuk ishte kthim prapa, por kusht për ecjen përpara. Prandaj, ai mbeti një nga përçuesit më të rëndësishëm të Porosisë së Madhe, asaj ideje që rilindësit shqiptarë ua lanë brezave pasardhës si amanet kombëtar.

Ai e shihte kombin shqiptar si një tërësi historike dhe kulturore, pavarësisht ndarjeve politike që i ishin imponuar gjatë historisë. Një komb me kulturë të përbashkët ishte, sipas tij, një komb i bashkuar, i aftë për t’u përballur me çdo ndarje tjetër.

Në çfarëdo fushe që veproi, profesor Qosja u angazhua me gjithë qenien e tij për të arritur sa më larg. Në historinë e letërsisë ai mbetet një nga studiuesit më të shquar, në letërsinë artistike, një nga shkrimtarët më të rëndësishëm, në publicistikë, një nga zërat më të fuqishëm, ndërkaq në mendimin politik, një nga intelektualët më të guximshëm.

Mbi të gjitha, ai na la një mësim që e përshkon gjithë veprën e tij: koha historike nuk pret. Popujt që nuk e shfrytëzojnë atë, mbeten prapa saj. Prandaj, për më shumë se gjysmë shekulli, Rexhep Qosja punoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm për ta vënë kulturën kombëtare në shërbim të së ardhmes shqiptare.

Sot, kur e festojmë dhe e kujtojmë në 90-vjetorin e lindjes së tij, mund të themi se ai nuk na la vetëm libra, studime, romane dhe ide. Ai na la një vepër të tërë që vazhdon të punojë edhe pas tij. Dhe, përderisa do të ketë lexues të veprës së tij, studiues të mendimit të tij dhe shqiptarë, të cilët do të mundohen ta kuptojnë më mirë veten dhe kohën e tyre, do të vazhdojë të jetojë edhe Rexhep Qosja, si një nga figurat më përfaqësuese të kulturës shqiptare të shekujve XX dhe XXI. E në këtë kuptim, ia vlen të themi edhe: Gëzuar ditëlindjen, profesor Qosja!

Ju faleminderit!

Gjithashtu lexoni:

MPJD del me “sqarime” për Samitin e NATO-s: S’marrim pjesë sepse s’jemi anëtar, në raste të veçanta ftohen partnerët

Qeveria nis pagesat prej 100 euro për studentët

Bëhet horë Arjan Tahiri, publikoi një status “gabimisht” ku goditet opozita, edhe media që e raportoi e fshiu lajmin

Gërvalla pret themeluesen e Medica Mondiale: Diskutohet mbështetja për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 25/06/2026 25/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

MPJD del me “sqarime” për Samitin e NATO-s: S’marrim pjesë sepse s’jemi anëtar, në raste të veçanta ftohen partnerët
16:39 -25/06/2026
Qeveria nis pagesat prej 100 euro për studentët
16:34 -25/06/2026
Bëhet horë Arjan Tahiri, publikoi një status “gabimisht” ku goditet opozita, edhe media që e raportoi e fshiu lajmin
16:07 -25/06/2026
Anketa e WeBalkans: Policia e FSK-ja institucionet më të besueshme në vend
15:57 -25/06/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit
15:54 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?