Oligarku Blerim Devolli sot gjatë ditës është parë i shoqëruar nga kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri i cili njëherit është edhe nënkryetarë i LDK-së.
Në një fotografi të siguruar nga portali KosovaNews oligarku Blerim Devolli shihet kokë më kokë me Gazmend Muhaxherin, sot diku në një kafiteri në qytetin e Pejës.
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit vazhdimisht është kritikuar në opinionin publik për lidhjet e tyre me Devollët dhe financimin e fushatës nga vëllezërit Devolli.
Ndërkohë sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas ngërçit të krijuar në Kuvend, ka vendosur edhe një herë t’i bëj thirrje LDK-së, që të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje.
Pikërisht lidhur me këtë ftesë ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili për portalin Telegrafi ka thënë se nuk e kanë diskutuar ende në kryesi.
“Nuk e kemi diskutuar ende, jam në pritje të ftesës për takim të kryesisë”, tha Muhaxheri.
I pari i Pejës ndërkaq gjatë ditës për “Radio1” ka thënë se letra nuk është serioze dhe se Kurti do ta ketë përgjigjen e merituar.
“Nuk është e shkruar në mënyrë serioze, shihet… Do të ketë një përgjigje meritore me qetësi. Për letrën janë mbledhur Grupi parlamentar. Mblidhet edhe kryesia e LDK-së, normal dhe si e tillë do ta ketë përgjigjen e merituar”, ka deklaruar Muhaxheri.
Nuk dihet se këto deklarata nënkryatri i LDK-së i ka bërë para apo pas takimit me oligarkun Blerim Devolli!?