KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 7 vjet burgim dhe trajtim i detyruar psikiatrik ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë
Siguri

7 vjet burgim dhe trajtim i detyruar psikiatrik ndaj të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:48 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarës F.S., lidhur me akuzën për vrasjen e motrës T.S në Fushë-Kosovë, duke e dënuar me 7 vite burgim. Po ashtu, të akuzuarës iu shqiptua edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarës F.S., u shpall të mërkurën, nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.

Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në këtë dënim, të akuzuarës do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 9 prilli 2021.

Sipas aktgjykimit, e njëjta u lirua nga pagesa e shpenzimeve të procedurës penale, pasi që rrezikohet gjendja materiale e saj.

Gjykatësi Shyti gjatë shpalljes së aktgjykimit tha se e akuzuara F.S., do të ndalohet për trajtim të detyrueshëm psikiatrik nga dita e sotme e derisa institucioni të konstatojë se më nuk është e nevojshme që e njëjta të jetë aty për atë trajtim.

Po ashtu, kryetari i trupit gjykues konstatoi se nëse koha e mbajtur në ndalim për trajtim të detyrueshëm psikiatrik është më e shkurtër se dënimi me burgim, e akuzuara F.S do të dërgohet në burgim për ta mbajtur pjesën tjetër të dënimit.

Gjykatësi Shyti shtoi se institucioni përkatës ka për detyrë që çdo 6 muaj t’i dërgojë gjykatës raportin mbi gjendjen shëndetësore të të akuzuarës dhe suksesin e trajtimit ndaj saj.

Kujtojmë se në të njëjtën ditë, në sesionin e paraditës, u dha fjala përfundimtare në këtë rast, ku avokati i të akuzuarës F.S., Halit Shaljani, tha se nuk ka asnjë dyshim që e mbrojtura e tij vuan nga një sëmundje mendore, ndërsa prokurori Ilaz Beqiri, deklaroi se mbetet pranë fjalës përfundimtare të dhënë me 9 gusht 2022, “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, më 11 gusht 2022 pritej të bëhej shpallja e aktgjykimit për këtë rast, por që nga ana e trupit gjykues për të njëjtin rast është rihapur shqyrtimi gjyqësor me arsyetimin se trupi gjykues ka vlerësuar se duhet të administrohen provat, përkatësisht dokumentet mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit të të akuzuarës, avokatit Halit Shaljani për shëndetin e të njëjtës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 9 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj F.S., me arsyetimin se derisa ishte në dhomën e fjetjes së tani të ndjerës T.S që gjendet në Fushë-Kosovë, në gjendje të përgjegjësisë esencialisht të zvogëluar, nga motive të panjohura e kishte privuar nga jeta motrën e saj T.S.

Sipas aktit akuzues, derisa tani e ndjera ishte e shtirë në krevatin e dhomës së saj e pandehura fillimisht e kishte shtrënguar në qafë dhe fyt e më pas e kishte lidhur edhe shaminë në fyt, me ç’rast nga ngufatja kishte ndërruar jetë, ndërsa e pandehura kishte ikur nga vendi i ngjarjes duke kërcyer nga dritarja.

Lidhur me këtë, F.S po akuzohej për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par 1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?