Ekspertët mjekësorë kanadezë trajtuan një foshnjë me një sëmundje gjenetike të rrallë dhe vdekjeprurëse në mitër të nënës, transmeton KosovaNews.
Ky mjekim, që hyri në literaturën mjekësore botërore, u botua edhe në numrin e fundit të revistës mjekësore shkencore “New England Journal of Medicine”.
Foshnja e nënës Sobia Bashir, u diagnostikua me sëmundjen Pompe teksa ishte në barkun e nënës së saj në vitin 2021 nga një ekip mjekësh në Spitalin e Fëmijëve të Ontarios Lindore dhe Spitalin e Otavës në Otava të Kanadasë.
Çifti Zahir dhe Sobia Bashir, të cilët më parë kishin humbur dy fëmijët e tyre për shkak të së njëjtës sëmundje gjenetike, pranuan ofertën e mjekëve për trajtim eksperimental në barkun e nënës për foshnjën e tyre Aj;a, që tashmë ka mbushur 16 muaj.
Midis javëve 24 dhe 37 të shtatzënisë, nëna e Ajlas, morri 6 infuzione për t’i dhënë Ajlas një enzimë që i mungonte si pasojë e sëmundjes Pompe, përcjell KosovaNews..
Enzima e mangët tek foshnja u injektua në venën e kordonit kërthizor të fetusit duke përdorur gjilpëra të drejtuara me ultratinguj.
Pas terapisë prenatale të zëvendësimit të enzimës në Spitalin e Otavës, Ajla lindi më 22 qershor 2021.
Si rezultat i kësaj terapie, testet që iu bënë foshnjës Ajla treguan se zhvillimi i zemrës dhe muskujve të saj ishin normal.
Ndërkohë që trajtimi i kryer ndaj foshnjës Ayla u regjistrua në literaturën mjekësore botërore si “fëmija e parë e trajtuar në barkun e nënës për një sëmundje gjenetike”, rasti u regjistrua edhe si “trajtimi i parë intrauterin në botë”.
Sëmundja Pompe, e cila shihet në një në 100 mijë foshnje në botë, zakonisht shkakton vdekjen duke shkaktuar zmadhimin e zemrës dhe dobësimin e muskujve tek foshnjat./KosovaNews/