KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Opozita kërkon ministër të Shëndetësisë, kritikon Qeverinë për papërgjegjësi
Politikë

Opozita kërkon ministër të Shëndetësisë, kritikon Qeverinë për papërgjegjësi

Kosova News
Kosova News 09:26 -12/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Opozita shprehet e shqetësuar me gjendjen në sektorin e shëndetësisë, duke theksuar se ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori nga Qeveria

Madje, ata thonë se shëndetësia në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë prioritet i qeverisjes së vendit.

Ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti i LDK-së Armend Zemaj për Ekonomia Online ka thënë se ndërrimin i ministrave ka lënë shije të keqe në këtë sektor.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk e ka vëmendjen te kuadro e reja të cilat dita ditës po largohen nga Kosova.

“Ka papërgjegjësi totale në udhëheqjen e këtij sektori jo tash, por qe 20 muaj të kësaj qeverie duket qe nuk ka as vizion dhe nuk kemi parë as program të qartë se si të punohet dhe menaxhohet por edhe të ecet tutje në avancimin e shërbimeve shëndetësore. Edhe pjesa politike ka pasur të metat e saj, ndërrimi i ministrave te dobët kanë lënë shije të keqe në këtë sektor. E kemi gjendje degraduese në këtë fund vit ku përballjen me vështirësi e kanë pacientët dhe gjithë qytetaret pa përjashtim. Me këtë qasje me këta njerëz pa punëtorë pa ide, mashtrues kemi pak shpresë që nga kjo mazhorancë të vije dikush që mund të udhëheqë me këtë sektor i cili është tepër i rëndësishëm dhe çdo ditë përballen qytetaret me kërkesa të ndryshme”, ka thënë Zemaj.

Deputeti i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj theksoi se sektori i shëndetësisë nuk mund të funksionojë pa prani të ministrit, duke shtuar se përgjegjësinë për këtë duhet të marrë kryeministri.

Ai tha se është urgjente të sillet Ligji i pagave në mënyrë që mjekët të mos largohen nga vendi, raporton EO.

“Situata në shëndetësi nuk është e mirë dhe duhet të zgjidhet sa më parë. Ministria të funksionojë pa prani të ministrit nuk është në rregull ndërsa përgjegjësitë ti mbajë mbi vete kryeministri i cili ka mjaft obligime të tjera. Shëndetësia është problematike gjithkund në botë. Shëndetësia në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë prioritet i qeverisjes së vendit e as kësaj Qeverie aq më pak kur kjo qeveri vije me 50% të buxhetit të reduktuar në shëndetësi dhe merret me disa infuzione siç është rasti me 4 milionë për barna esenciale. Politikat shëndetësore duhet të ndërrohen komplet me ligjin për sigurinë shëndetësore. Sa më urgjente për shëndetësinë dhe të mos na largohen mjekët është të sillet ligji i pagave”, ka thënë Dreshaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij më 6 tetor.

Latifi, që prej emërimit në detyrë është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori.

Së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë dhe ku u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it

Kosova News 12/11/2022 12/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?