KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Terroristi “Mami” nga Zveçani, ishte shofer i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë
Siguri

Terroristi “Mami” nga Zveçani, ishte shofer i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:50 -17/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, u mbajt seanca  gjyqësore të radhës për rastin “Banjska”, ku prokurori special i shtetit, në cilësinë e provës, paraqiti para të pandehurve një inçizim.

Në këtë video u shfaq një tubim i mbajtur më 13 tetor 2021, ku presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq i kishte pritur në Rashkë të Serbisë “një grup qytetarësh serb nga Kosova”, në fakt, të gjithë pjestarë të strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, që aso kohe funksiononin në vendin tonë. Në minutën e gjashtë të këtij inçizimi, u shfaq serbi nga Zveçani Vlladimir Radivojeviq – i njohur me nofkën “Mami”, i cili në këtë tubim që ngjasonte me “mitingjet e solidaritetit” të viteve 80ta të shekullit të kaluar, para Vuçiqit e qante hallin e serbëve të Kosovës.

Një nga “mitingjet e solidaritetit me serbët e Kosovës”, të fund-tetëdhjetave të shekullit të kaluar, që i parapriu ardhjes në pushtet të paraardhësit politik të Vuçiqit, kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit e vitit 2023 ky “Mami” nga Zveçani u shfaq në mesin e bandës terroriste të Banjskës, i ulur fare pran kryeterroristit Milan Radojçiq. Ai është njëri nga 43 personat e kërkuar nga policia e Kosovës, për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas organeve të sigurisë së Kosovës, Vlladimir Radivojeviq është i dyshuari kryesor për vrasjen e oficerit policor, sot Heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut. Telefoni i tij është gjetur në vendin ku është iniciuar aktivizimi i minës, nga e cila është vrarë efektivi policor Bunjaku. Prezenca e tij në sulm është dëshmuar edhe nga imazhet e gjirimeve me dron.

Por, terroristi “Mami”, nga Zveçani, pëveç se ishte pjestarë i strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë, ai kishte pasur edhe një angazhim tjetër në Kosovë dhe ate të mirëpaguar.

Vlladimir Radivojeviq kishte qenë shofer personal i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë, apo mts DOO, Zoran Milivojeviç – i njohur me nofkën  “Zelja”. “Mami” ishte paguar nga ky operator që në vendin tonë ofron telefoni mobile e shërbime kabllore e IP-TV.

Sipas burimeve të KosovaNews, Vlladimir Radivojeviq  i kishte rrjedhur rroga deri në muajin shkurt të vitit 2024, pra, edhe gjashtë muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, ku ky kishte qenë një ndër organizatorët. Që prej atëherë Radivojeviç është në arrati, sot organet e Kosovës kanë shpallur fletërreshtim ndërkombëtar për të dhe për mëse 40 tjerë.

Zoran Millivojeviq, i njohur me nofkën “Zelja” është njeri i afërt me Vuçiqin e një veçanti me njeriun e Moskës në Serbi, Alleksandar Vullinin. Për më shumë, mund të ndiqni një emision nga produksioni “Insajder” e të emituar, në maj të vitit 2018, nga kanali N1 në Serbi.

Në këtë emision tregohet për një objekt hoteliero-turistik që është ndërtuar në maje të Kopaonikut, në Serbi, mu në buzë të kufirit me Kosovën, prej kah, si në shuplakë të dorës, shifet një pjesë e mirë e Kosovës. Emisioni në fjalë e lidhë “Zeljan” me këtë ndërtim pa leje ndërtimore, si dhe e përshkruan tolerimin e kësaj  nga një ministri serbe, në krye të së cilës në atë kohë ishte Vullini. “Zelja” kishte mbajtur pozitën e “drejtorit krahinor për telekomunikacione”, në kuadër të strukturave paralele e ilegale të Serbisë në Kosovë. Gjishashtu, njifet si një harbut, një zhdepës, që i sulmon fizikisht oponentët e Vuçiqit. Biografija e tij “e pasur”, përshkruhet në këtë artikull të botuar në Serbi.

Ndërmarrja shtetërore serbe “Telekom Srbija” është pronare e “ArenaSport”, buqetës së kanaleve sportive të cilat në Kosovë i transmeton (vetëm në serbisht) kompania  ArtMotion dhe satelitët e saj.

Pikëtrisht përmes këtyre  kanaleve, tre ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, në ekranet tona përmes operatorit Art Motion u transmetuan spote propagandistike që glorifikonin  terroristët.

Pas reagimit të ashpër të opinionit në Kosovë, Komisioni i Pavrur për Media (KPM) u “alarmua”, duke u detyruar të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme dy dië pas kësaj.

Me datë 3 tetor 2023 KPM nxorri vendim duke urdhëruar ndërprerjen e mënjehershme të këtyre kanaleve dhe paralajmëroj ndërmarrjen e masave të ashpra ndaj operatorëve kabllorë.

Megjthë “alarmin”, KPM-ja me një vendim të befasishëm në natën e 6 shkurtit të 2024-tës,  vendosi që kanalet e “Arena Sport” të rikthen në platformat kabllore në Kosovë.

Por, paralamërimet e KPM-së  për “masa të ashpra” ndaj operatorëve që lejuan transmetimin e propagandës serbe në Kosovë përfunduan në “ledhatime” duke mos u shqiptuar asnjë gjobë të vetme.
Mosndëshkimin KPM e arsyetoj duke thënë se operatori “Arena Sport”, atje në Serbi, ka kërkuar falje dhe se është zotuar se kjo gjë më nuk do të përsëritet, megjithëse ish kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti në atë kohë nuk e prezantoj askund para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Media letrën e kërkimfaljes.

KosovaNews  gjatë vitit 2023 ka publikuar një seri hulumtimesh për pronësinë e operatorit ArtMotion dhe televizionit “Klan Kosova”, të cilat u vërtetuan se ishnin të regjistruara  në  Shkup të Maqedonisë, herë në “Peç, Srbija” e herë në “Djakovica, Srbija”. ArtMotion, ishte regjistruar edhe në Novi Sad të Serbisë, mu në selinë e “Klanit të Novi Sadit”, pasardhës i “Klanit të Zemunit”.

Megjithë “përmirësimet” që i kishin bërë e ku padronët e tyre i arsyetonin duke thënë se ishin vetëm “gabime teknike”, ArtMotion dhe satelitët e tij vazhdojnë t’i transmetojnë kanalet e kompanisë “Arena Sport” të Serbisë. Kompania “Arena Sport” është e “Telekom Srbija”, e cila sipas raporteve të Komisionit Europian kritikohet se është kthyer në një vegël të makinerisë propaganduese të presidentit autokrat serb, Alleksandar Vuçiq.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

Telefonatë anonime alarmon për bombë në Kuvend – Evakuim i plotë dhe kontrolle me qen nga njësitë speciale (VIDEO)

Jeton Sopa 17/04/2025 17/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm
15:23 -05/07/2025
Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë
15:21 -05/07/2025
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
15:07 -05/07/2025
Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm
14:44 -05/07/2025
Selimi pas kërcënimit me bombë: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë të vazhdueshme
14:14 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?