KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VIDEO nga rrugët, si duket kaosi në Prishtinë – shpërthejnë qytetarët, e quajnë: “EKSPERIMENT me NJERËZ” testin e Përparim Ramës
Siguri

VIDEO nga rrugët, si duket kaosi në Prishtinë – shpërthejnë qytetarët, e quajnë: “EKSPERIMENT me NJERËZ” testin e Përparim Ramës

Kosova News
Kosova News 09:59 -28/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga mëngjesi i sotëm për tri ditë radhazi do të vazhdojë sërish testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Por kjo ka shkaktuar sot tollovi në qytet, duke bërë kolona të gjatë të automjeteve në të gjitha rrugët kryesore në kryeqytet.

Ekipi i KosovaNews ka bërë VIDEO nëpër rrugët e kryeqytetit dhe mori disa deklarata nga qytetarët.

Ata  e kanë quajtur eksperiment katastrofal testimin që ka bërë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

“Kjo nuk është në rregull aspak, këto vonesa që po shkaktohen në punë tash le të vjen Përparim Rama dhe le t’i arsyeton. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë një qytetare, e cila kishte zbritur dhe ecte në këmbë për të shkuar në punë pas vonesës.

Kurse një tjetër qytetar që ishte në kolonë me veturën e tij e ka quajtur “eksperiment me qytetarë testin e Ramës”.

“Qe një orë jam këtu as që kam lëvizur. Po ta dija nuk do të dilja nga shtëpia as fëmijët s’i kisha dërgu në shkollë”, shprehet i mllefosur një qytetar tjetër.

Kujtojmë se sipas njoftimit të komunës së Prishtinës, qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Ukshin Hoti”

– Rruga “Robert Doll” .

Gjithashtu lexoni:

Begaj viziton Kosovën

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare

Kosova News 28/10/2022 28/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Begaj viziton Kosovën
08:49 -10/06/2025
26 vjet nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë
08:34 -10/06/2025
Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?