KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 600 kg kokainë mes avokadove nga Peruja, mes 8 të arrestuarve në Valencia edhe “Noteri” shqiptar
Rajon

600 kg kokainë mes avokadove nga Peruja, mes 8 të arrestuarve në Valencia edhe “Noteri” shqiptar

Kosova News
Kosova News 14:17 -24/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tetë persona janë arrestuar, pasi Garda civile spanjolle i kapi “mat”, duke shkarkuar një ngarkese prej 600 kilogramësh kokainë që mbërriti në Valencia e fshehur në një kontejner me avokado që vinte nga Peruja.

Arrestimet ndodhën të hënës kur trafikantët po ngarkonin drogën në një furgon, ndërsa këtë të enjte dolën përpara Gjykatës së Valencias.

Sipas dosjes së autoriteteve, dërgesa me kokainë u nis nga porti i Callao, në Peru, e fshehur brenda kontejnerit me avokado dhe mbërriti në Valencia dy javë më parë.

Që nga ai moment, agjentët e Ekipit të Krimit të Organizuar dhe Kundër Drogës (EDOA) të Komandës së Valencias inspektuan dërgesën dhe i nënshtruan një mbikëqyrje të ngushtë, pasi gjykata e Valencias urdhëroi kontrollin e ngarkesës, për të rikuperuar drogën në kohën e duhur.

Ngarkesa e avokadove u ndoq deri në një magazinë në një zonë industriale në Malaga, ku frutat shkarkoheshin. Pas kësaj, i njëjti kamion u kthye në Valencia me kontejnerin, tashmë bosh dhe e depozitoi atë në një terminal kontejnerësh në Quart de Poblet.

Të arrestuarit synonin ta merrnin drogën në një furgon që e lanë të parkuar në rrugë, në të cilin disa po ngarkonin pakot.

Nga tetë trafikantët e dyshuar të arrestuar, shtatë janë spanjollë dhe i teti është shqiptar. Ky i fundit vepronte si ‘Noter’ i organizatës kriminale që kishte porositur ngarkesën e kokainës në Peru dhe që do të paguante prodhuesit kolumbianë dhe më pas do të kujdesej për shpërndarjen e saj në Madrid dhe tregje të tjera evropiane.

600 kg kokainë mes avokadove nga Peruja, mes 8 të arrestuarve në

Kjo është ngarkesa e dytë e kësaj madhësie, e kapur brenda pak ditësh në Valencia, pas kapjes së 561 kilogramëve kokainë në një magazinë të një kompanie metalesh në Almassora. Në atë rast, droga ishte fshehur brenda gjashtë cilindrave metalikë që ishin pjesë e një ngarkese me skrap nga Panamaja.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 24/11/2023 24/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret ambasadorin jo-rezident të Irlandës, uron Presidencën e BE-së
15:27 -16/07/2026
Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?