KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 6 vetëvrasje në 48 orë – çfarë po ndodh në Kosovë?
Kronika e Zezë

6 vetëvrasje në 48 orë – çfarë po ndodh në Kosovë?

Kosova News
Kosova News 14:32 -23/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Brenda 48 orëve, gjashtë persona kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta, shumica e të cilave dyshohet se janë vetëvrasje.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirieve të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, në një intervistë për Ekonomia Online, shprehu shqetësimin për mungesën e statistikave zyrtare dhe theksoi se situata është alarmante.

“Realisht këto të gjitha kanë qenë vdekje të dyshimta, por në këto raste, nga informatat që kemi, numri më i madh i tyre janë vetëvrasje të dëshmuara. Për të tjerët, duhet një raport i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Është e keqe se pasi po bëhet publik një lajm për një vrasje të supozuar, atëherë rasti po kalon në procedura gjyqësore dhe rasti heshtet. Po mungojnë statistikat e sakta se sa vetëvrasje ka pasur gjatë këtij viti dhe në raste të caktuara nuk mund të pasqyrojnë realitetin, sepse ka aty probleme familjare që mundohen të mbulohen.

- Reklamë -

Por, në përgjithësi, rritja e numrit të vetëvrasjeve është shumë shqetësuese për faktin që mbas përfundimit të luftës, kur ka qenë një situatë shumë e rëndë post-traumatike, ka pasur më pak vetëvrasje”, tha Shala.

Ai tha se ndonëse pas luftës kishte më pak vetëvrasje, sot kriza e thellë ekonomike dhe mungesa e shpresës po çojnë qytetarët drejt veprimeve tragjike.

“Tani, në një krizë të rënduar ekonomike-sociale, njerëzit nuk po shohin shpresë, përkundër premtimeve të qeverisë që kanë për detyrë të plasojnë të pavërtetat. Gjendja është se pjesa dërrmuese e popullsisë është duke vuajtur nga gjendja ekonomike e rëndë. Pensionistët brenda pesë vjetësh nuk kanë pasur rritje të pensioneve, përveç 20 për qind”, tha ai.

Shala kritikoi institucionet për mungesën e mekanizmave parandalues dhe theksoi se përgjegjësia për trajtimin e rasteve të vetëvrasjeve është institucionale.

“Të gjithë po merremi me pasojën. Kur ndodh rasti, të gjithë reagojmë, i gjykojmë rastet, por kjo është krijuar si një këngë vajtuese për të gjithë derisa të kalojë rasti. Por nuk ka asnjë mekanizëm parandalues.

Nuk do të mund të çrrënjoset kjo dukuri, por së paku të ulen rastet. Është përgjegjësi institucionale që të trajtohen këto raste. Qytetarët nuk arrijnë që të lidhin muajin me muaj dhe nuk mund të mbijetojnë.

Në raste të dëshpërimit, dikush ka familje dhe nuk mund të sigurojë gjërat elementare për familje dhe e gjen mënyrën më të lehtë: i jep fund jetës së tyre”, tha Shala./eo/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Begaj ngushëllon familjet e dy të rinjve nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Vazhdohet marrëveshja ndërkombëtare në Kosovë për osteopatinë

Kosova News 23/08/2025 23/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?