KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 6 muaj burgim ndaj njërit e 6 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit tjetër për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat në veri
Siguri

6 muaj burgim ndaj njërit e 6 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit tjetër për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat në veri

Kosova News
Kosova News 13:21 -27/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë, pas arritjes së marrëveshjes për pranim fajësie mes Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarve, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, të akuzuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, duke i dënuar Petroviqin me 6 mijë euro gjobë dhe Obrenoviqin me 6 muaj burgim.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve u shpall të martën nga gjykatësi Vesel Ismaili.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Petroviq është dënuar me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e tij i zëvendësohet me gjobë 6 mijë euro.

Në këtë dënim, të njëjtit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, ku për secilën ditë qëndimi llogariten nga 20 euro.

Kurse, i akuzuari Obrenoviq u dënua me 6 muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 29 maji deri më 27 nëntor 2023.

Të akuzuarit obligohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës sipas llogaritjes së shpenzimeve të gjykatës, për paushallin gjyqësor secili veç e veç obligohen të paguajnë nga 200 euro, si dhe nga 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

Palët e pakënaqura, kanë të drejtë ankese për lartësinë e dënimit, në afat prej 30 ditësh pas shpalljes së aktgjykimt.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 5 shkurt 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, lidhur me veprimet e dhunshme në protestat e organizuara kundër rendit kushtetues në Zveçan.

Sipas aktakuzës të pandehurit Petroviq dhe Obrenoviq thuhet se më 29 maj 2023 nga ora 6:00 e deri në orët e mbrëmjes në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit e në koordinim me shumë të pandehur tjerë të nacionalitetit serb, kanë marrë pjesë aktive në grupin përkatësisht turmën e personave me qëllim të kryerjes së veprave penale serioze.

Në aktakuzë thuhet se të njëjtit përmes përdorimit të dhunës kanë tentuar që të pengojnë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës në komunat veriore të vendit, ashtu që kanë refuzuar urdhrat e ushtarëve të KFOR-it për shpërndarje të qetë të turmës dhe refuzim të hyrjes në objektin e komunës, shkruan Betimi për Drejtësi.

E me rastin e arrestimit të tyre, aktakuza thotë se protestuesit e tjerë kanë ushtruar dhunë të pakontrolluar me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe armë zjarri nga të cilat janë lënduar të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, tre nga ta nga predhat e armëve të zjarrit.

Përveç këtyre veprime, thuhet se kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovës, si dhe veturat e gazetarëve, të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, duke përfshirë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe si dhe duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë.

Me këto veprime, Petroviq dhe Obrenoviq, sipas PSRK-së në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, nga neni 404, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Gjithashtu lexoni:

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Kosova News 27/02/2024 27/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?