KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 58 ekstradime dhe 80 arrestime me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë
Rajon

58 ekstradime dhe 80 arrestime me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 19:09 -20/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe strukturat e saj të specializuara të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe hetimit të krimeve vazhdojnë të jenë të përqendruara në vendosjen përpara drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar.

Duke rritur ndjeshëm shkëmbimet e informacionit dhe përdorimin e të gjithë formave dhe metodave të punës policore është mundësuar kapja dhe sjellja në Shqipëri, me qëllim vënien përpara drejtësisë, e shumë personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vetëm në 7 muajt e parë të vitit 2024 janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë 80 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga të cilët 74 shtetas shqiptarë dhe 6 shtetas të huaj.

Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë, janë ekstraduar dhe transferuar drejt vendit tonë 58 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga të cilët 53 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas të huaj.

Sjellja në Shqipëri dhe vendosja në dispozicion të drejtësisë e personave të shumëkërkuar nga Prokuroria e Posaçme ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë muajit gusht 2024.

Falë punës profesionale, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjenci të ndryshme ligjzbatuese, është mundësuar arrestimi i personave të hetuar dhe të dyshuar për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, për të cilët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë vendimet për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe “Interpol Tirana” vijon me intensitet shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit me shtetet dhe organizatat partnere për personat e kërkuar nga drejtësia, krahas punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale. Mesazhi i Policisë së Shtetit është i qartë: “Nuk ka krim, pa ndëshkim”/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 20/08/2024 20/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?