KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj ish ministres së PDK-së, Dhurata Hoxha
Politikë

Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj ish ministres së PDK-së, Dhurata Hoxha

Kosova News
Kosova News 10:27 -14/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtinë – Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të akuzuarve të tjerë Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi.

Bashkë me të për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen Mustafa dhe Dushi, ndërsa Tahiri akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas vendimit, Apeli i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Fitim Mustafa, avokat Arbër Jashari, Dhurata Hoxha, avokat Florent Latifaj, Gëzim Dushi, avokate Kosovare Klemendi dhe Ekrem Tahiri, avokat Driton Muharremi, të paraqitura kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me kundërshtimet dhe kërkesat për hudhje të aktakuzës.

Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special të 27 korrikut 2022, janë refuzuar kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruar nga mbrojtësit e lartcekur.

Kundër këtij aktvendimi brenda afatit ligjor ankesë ka ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Mustafa, avokati Jashari, për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, aplikimit të gabuar të dispozitave materiale dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. I njëjti ka propozuar që Gjykata e Apelit ankesën ta aprovoj si të bazuar, aktvendimin e ankimuar ta ndryshoj në mënyrë që ta hudhë aktakuzën e ushtruar ndaj Mustafës.

Avokati Latifaj për të akuzuarën Hoxha, ka ushtruar ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike me propozim që Gjykata e Apelit ta kthej çështjen në rivendosje ose ta hudhë poshtë aktakuzën dhe të pushohet procedura penale.

Ndërsa, avokatja Kelmendi për të akuzuarin Dushi nuk i ka specifikuar shkaqet ankimore por ka propozuar që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën dhe aktakuza të hudhet si e pabazuar.

Ndërkaq, avokati Muharremi për të akuzuarin Tahiri, ka paraqitur ankesë për shkak të shkeljes esenciale të procedurës penale, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe shkeljes së dispozitave materiale. Ai ka propozuar që Apeli ta aprovojë ankesën dhe ta hudhë aktakuzën ose të anulohet aktvendimi dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Prokuroria e Apelit me parashtresën e 31 gushtit 2022, ka propozuar që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve dhe vendimi i ankimuar të vërtetohet.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës së Apelit pretendimet ankimore nuk janë të bazuara sepse me aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë janë vlerësuar në mënyrë të drejtë kërkesat e paraqitura nga mbrojtësit dhe sipas Apelit janë dhënë arsye të mjaftueshme se aktakuza e ngritur nga PSRK, dëshmohet se ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin e  bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen duke u mbështetur në prova materiale.

Andaj, sipas Apelit nga vlerësimi i shkresave të lëndës për këtë fazë të procedurës nuk ka asnjë rrethanë që do të mund të plotësonte kushtet për kundërshtimin e provave si dhe kushtet për hudhjen e aktakuzës.

Tutje, në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se gjykata e shkallës së parë ka dhënë në mënyrë të zgjeruar arsye lidhur me dyshimin e bazuar rreth provave të kundërshtuara dhe drejtë ka vërtetuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme, të pranueshme në aspektin ligjor-procedural, duke u bazuar në provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe se nga veprimet e përshkruara në aktakuzë, tani ekzistojnë elemente qenësore të veprave penale për të cilën janë akuzuar të akuzuarit, prandaj Gjykata e Apelit thekson se në këtë drejtim pretendimet ankimore janë të pabazuara.

Po ashtu, thuhet se pretendimet e mbrojtësve në lidhje me provat, të cilat janë paraqitur në këtë aktakuzë janë të pabazuara sepse sipas tyre Apeli gjen se në parim provat ndaj të pandehurve janë marrë në mënyrë të ligjshme ndërsa për besueshmërinë dhe vlerësimin e provave i takon gjykatës së shkallës së parë që ti vlerësojë provat në raport me të gjithë të akuzuarit dhe të vendos lidhur me administrimin e  tyre në procedurën gjyqësore.

Sipas Apelit pretendimet e tjera të mbrojtësve kryesisht kanë të bëjnë me vlerësimin e provave, çka kjo gjykatë gjen se në këtë fazë të procedurës nuk mund të vlerësohen provat, por të njëjtat duhet të administrohen në shqyrtimin e hapur gjyqësor.

Për arsyet e lartcekura kjo gjykatë vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar drejtë kur ka refuzuar kërkesat e mbrojtësve të të akuzuarve për hudhjen e  aktakuzës dhe kundërshtimin e provave si të pabazuara.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 1 qershor 2022, të akuzuarit Hoxha, Tahiri, Mustafa dhe Dushi ishin deklaruar të pafajshëm./Betimi për Drejtësi/

Gjithashtu lexoni:

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

TAGGED: DHURATA HOCHA, KORRUSPSION, PDK
Kosova News 14/10/2022 14/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?