Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka pasur raste me fatalitet si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar se janë regjistruar edhe 51 raste të reja pozitive nga testimi i 492 mostrave.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 91 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 536.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 28 persona me vaksinën anti-COVID.