Sonte në sallën 1 Tetori në Prishtinë u kremtua 50-vjetori i Baletit Kombëtar të Kosovës.
I pranishëm në këtë ceremoni jubilare ishte edhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku.
Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës së bashku me balerinë nga Teatri i Operës dhe Baletit në Shqipëri, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, dhuruan emocione të fuqishme para qindra të pranishmëve. Ministri Çeku përmes një statusi ne facebook tha se shteti i Kosovës ka një borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve e skenografëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve për të mirë të baletit kosovar, e ajo është ndërtimi i një objekti ku Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në skenë shfaqjet e tyre në mënyrë të dinjitetshme.