Policia ka njoftuar se ka konfiskuar një armë që është përdorur në një aheng familjar derisa ndaj të dyshuarit ka nisur procedurën për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj.
“Policia të dyshuarin L.M (M/K) i moshës 50 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa arma e zjarrit ( pistoletë) dhe një sasi e municionit janë konfiskuar. I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar lirohet për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, ose posedim i pautorizuar i armëve dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, ka njoftuar Policia.


