KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 40 vite pas krimit, kapet vrasësi i 16-vjeçares falë një gote
Botë

40 vite pas krimit, kapet vrasësi i 16-vjeçares falë një gote

Kosova News
Kosova News 16:42 -16/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet amerikane kanë zbardhur pas 40 vitesh një vrasje të ndodhur në Long Island. Bëhet fjalë për vrasjen e Teresa Fusco-s, 16-vjeçarja që u përdhunua, u rrah dhe u mbyt në vitin 1984.

Tre të rinj u arrestuan për krimin në vitin 2003 dhe kaluan 18 vjet në burg, megjithëse ishin të pafajshëm.

Tashmë autoritetet e Long Island kanë ecur përpara me hetimin e ngjarjes, ku Teresa Fusco u gjet e vdekur më 5 dhjetor 1984, 20 ditë pasi u zhduk pranë një piste patinazhi në akull në qytetin Lynbrook.

Autoritetet e qarkut Nassau arrestuan si autor të krimit 63-vjeçarin Richard Bilodeau, i cili në atë kohë zotëronte një kafene. Zbardhja e krimit është realizuar falë një piste dhe testeve të ADN-së. Arrestimi i Bilodeau, i cili kishte qenë nën mbikëqyrje nga autoritetet për një kohë të gjatë, u bë i mundur pasi ai bleu një pije pranë shtëpisë së tij shkurtin e kaluar dhe më pas e hodhi gotën plastike në plehra, ku e gjeti policia.

Siç shpjegoi prokurori që njoftoi arrestimin e 63-vjeçarit, “ADN-ja nga gota përputhej me mostrën e marrë nga trupi i Terezës”. Ajo gotë i bindi autoritetet se këtë herë i kishin vënë prangat personit të duhur, pasi në vitin 2003 ata kishin arrestuar tre të rinj – John Restivo, Dennis Halstead dhe John Kogut – të cilët, megjithëse ishin dënuar dhe kishin kaluar 18 vjet në burg, në fund u liruan nga akuzat pas testeve speciale të ADN-së.

Të tre më pas ngritën një padi dhe fituan 43 milionë dollarë dëmshpërblim.

“Nuk e kam humbur kurrë shpresën. Gjithmonë kam pasur besim te sistemi. Për mua, të dëgjoj se dikush që vrau vajzën time u ndaluar do të më sjellë lehtësim mua dhe familjes sime. Për këtë rezultat përfundimtar jam shumë mirënjohës. Shumë mirënjohës”, tha babai i 16-vjeçares fatkeqe, Thomas Fusco. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 16/10/2025 16/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?