KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home
Pa kategori

Alban Begolli
Alban Begolli 13:57 -12/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një grabitje të armatosur që ka ndodhur dje në rrugën “Ndre Bogdani”, në segmentin ndërmjet fshatrave Zym dhe Bregdri në Prizren.

Sipas Policisë, dy persona të panjohur, njëri prej tyre i armatosur, fillimisht kanë vendosur pengesa në rrugë dhe kanë ndalur një veturë në të cilën ndodheshin dy të mitur, të moshës 18 dhe 16 vjeç.

Nën kërcënimin e armës, të dyshuarit u kanë marrë viktimave shumën prej 65 dhe 70 euro, ndërsa më pas janë larguar në drejtim të zonës malore.

Sipas deklarimeve të viktimave, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar si “Grabitje”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka bërë të ditur për lajmi.net se bazuar në informacionet operative, janë identifikuar dy të dyshuar nga fshati Krajkë i Prizrenit.

“Gjatë kontrollit në një shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar municion dhe pjesë të armëve, me ç’rast është iniciuar edhe rast për ‘posedim të paautorizuar të armëve’. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe kujdestarit për të miturin dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim. 

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Alban Begolli 12/04/2026 12/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca uron Milibandin për postin e sekretarit të Jashtëm britanik
23:05 -20/07/2026
Kurti: Gazetari Behlul Jashari i shërbeu së vërtetës
22:43 -20/07/2026
Dëmët në bujqësi nga breshëri, ministri Muja nesër e viziton Istogun
22:40 -20/07/2026
Komunat e Kosovës, në qendër të tranzicionit energjetik dhe klimatik
20:59 -20/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
19:35 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?