308 rekrutë kanë filluar trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ku tha se këta rekrutë për nëntë javë do t’i nënshtrohen stërvitjes e cila ka për qëllim t’i përgatis ata në aspektin fizik, psikik dhe profesionalë në mënyrë që të mund të rreshtohen si ushtarë në formacionet ushtarake brenda FSK-së.


