KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 30 ditë paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e të riut në Ferizaj
Siguri

30 ditë paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e të riut në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 16:15 -30/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më 28 qershor 2026.

Sipas vendimit, të dyshuarës masa e paraburgimit mund t’i zgjatë deri më 29 korrik 2026.

Kjo masë u caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Ndryshe, sipas pas kërkesës së Prokurorisë për caktim të paraburgimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në Ferizaj, rruga “Sejdi Sejdiu”, përkatësisht në objektin banesor, të marrë me qira nga babai i të pandehurës M.B., e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H.

Sipas kërkesës, thuhet se tani i ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vend ngjarje

Me këto veprime, ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese, fokusi te siguria dhe bashkëpunimi

Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së, gjatë 2022-tës iu morën ryfshet nga 300 euro dy bizneseve në Gjakovë

71 vjeçarja humb jetën pasi bie në bunar në Koshare të Ferizajt

Arrestohet 20 vjeçari i dënuar me 1 vit burgim për vrasje në tentativë në Prishtinë

FSK i bashkohet operacionit të kërkimit në Liqenin e Batllavës, ekipi i specializuar nis kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur

Kosova News 30/06/2026 30/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
38%
4 km/h
Tue
33 °C
Wed
32 °C
Thu
23 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedia në Shqipëri, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit
17:30 -30/06/2026
KFOR-i mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese, fokusi te siguria dhe bashkëpunimi
17:28 -30/06/2026
Nesër pritet të varroset hoxha që u ther për vdekje në Dragash
17:25 -30/06/2026
Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së, gjatë 2022-tës iu morën ryfshet nga 300 euro dy bizneseve në Gjakovë
17:22 -30/06/2026
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës
17:20 -30/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?