Me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë , gjykata i ka caktuar masnë e paraburgimit prej 30 ditësh instektorit të punës Asllan Hajdini.
Drejtoria për Krime Ekonomike dje arrestoi një inspektor, me inicialet A.H., nën dyshimin për keqpërdorim të punës zyrtare për çka raportoi ekskluzivisht KosovaNews. Ai dyshohet që ka mashtruar në raportin e tij zyrtar, duke thënë se ‘një punëtor është rrëzuar në shtëpinë e tij’, ndërsa ai ishte rrëzuar në vendin e punës për çfarë kishte pasur edhe fakte.
“Më datë 26.06.2023, hetues kompetentë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nga Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti për Krime të Rënda), pas disa veprimeve hetimore, operative dhe taktike, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (A. H; inspektor i punës në ministri) për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Në raportin e policisë së ditës së djeshme bëhet e ditur se dyshohet se personi i lartcekur ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe përkundër fakteve, përpilon ‘raport zyrtar’ për hetimin e aksidentit, duke mos paraqitur gjendjen faktike. “Personi i lartcekur ka dalë në vendin e ngjarjes, gjegjësisht në një vend punishte të një kompanie, në të cilën vend punishte ishte lënduar një punëtor i kësaj kompanie, duke marrë lëndime të rënda trupore dhe i njëjti (Inspektori i Punës A.H.) edhe pse ishte venë në dijeni edhe nga hetuesit policor se punëtori ishte lënduar në vendin e tij të punës, për çka kishte edhe dëshmi video-incizim dhe dëshmitar eventual, i dyshuari përkundër këtyre fakteve, përpilon ‘Raport Zyrtar’ për Hetimin e Aksidentit, duke mos e paraqitur gjendjen faktike/reale në ketë raport, por ka potencuar se viktima ishte rrëzuar në shtëpinë e tij, duke i bërë favor me këtë rast pronarit të kompanisë punë kryese


