Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), informon se nga 1,285 testime, 397 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar tre raste të vdekjes nga COVID-19.
Sot janë shëruar 167 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 226.227.
Në total numri i rasteve aktive është 2,087.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.831.139 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.872 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.470 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.