KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Kosovës mbyllë disa zyre të institucioneve paralele në Leposaviq
Siguri

Policia e Kosovës mbyllë disa zyre të institucioneve paralele në Leposaviq

Kosova News
Kosova News 14:10 -23/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, me kërkesë të kryetarit të Komunës së Leposaviqit, ka ndërmarrë të mërkurën aksion për lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Policisë, këto hapësira ishin në pronësi të Komunës së Leposaviqit dhe ishin zënë në mënyrë të jashtëligjshme nga institucione paralele të Serbisë, të cilat vepronin në kundërshtim me rendin juridik të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij operacioni, janë mbyllur disa zyra të institucioneve paralele, përfshirë të ashtuquajturat “Zyra për Punësim”, “Zyra e Pensioneve” dhe “Ndërmarrja hoteliere Kopaonik”, ku operonin disa njësi të tjera brenda këtyre objekteve.

Autoritetet thanë se ky veprim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt sundimit të ligjit dhe integrimit të plotë institucional në gjithë territorin e vendit.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet përkatëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës së sotme, autoritetet kanë ndërmarrë veprime për mbylljen e një kompanie paralele të Serbisë që vepronte në komunën e Shtërpcës.

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka deklaruar se është angazhuar që asetet të jenë në shfrytëzim të institucioneve të Kosovës “dhe si të tilla të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim”.


“Pas kërkesës që kam drejtuar në Policinë e Kosovës, sot janë liruar disa hapësira të uzurpuara të Komunës së Leposaviqit të cilat ishin në shfrytëzim nga 3 institucione paralele dhe ilegale të Serbisë. Si Kryetar i Komunës së Leposaviqit bashkë me ekipin tim jemi të angazhuar që të gjitha asetet tona të jenë në shfrytëzim të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si të tilla të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët pa dallim. Falënderoj Policinë e Kosovës për asistimin dhe për punën e tyre me qëllim të ofrimit të rendit, sigurisë dhe garantimit të respektimit të ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, prokuroria jep detaje

Komuna e Drenasit shpërbleu me kontratë operatorët ekonomikë pa i plotësuar të gjitha kërkesat e dosjes së tenderit

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Hetemi inauguron Zyrën e Noterisë në Leposaviq

Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove

Kosova News 23/04/2025 23/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, prokuroria jep detaje
19:56 -17/06/2025
Trump: SHBA-të mund ta vrasin udhëheqësin iranian, por nuk do ta bëjnë – ‘për momentin’
19:52 -17/06/2025
Agim Ademi i dëshiron fat skuadrave kosovare në garat evropiane
19:48 -17/06/2025
Zyrtare: Llapi u beson të rinjve, sulmuesi i talentuar Donat Mehmeti firmos kontratën e parë profesionale
19:45 -17/06/2025
Rasti i Victor Osimhen cilësohet si një nga më të ndërlikuarit në historinë e transferimeve – pak edhe për fajin e lojtarit
19:42 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?