Ish-Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas ndërprerjes së seancës konstituive, tha se nëse opozita nuk dëshiron të bisedojë fare rreth raportit për verifikim e mandateve të deputetëve, atëherë mund të drejtohen për zgjedhjeve të reja.
Kusari-Lila në një adresim të përbashkët me deputeten e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u pyet rreth rikthimit në votim të raportit të seancës së 15 prillit.
Lidhur me këtë, Kusari-Lila tha se raporti për verifikimin e mandateve është rrëzuar seancën e kaluar, ndonëse kishte kuorum
Kusari-Lila tha se është për keqardhje situata e krijuar sot nga partitë opozitare.
Refuzimi për takim konsultativ nga opozita, sipas Kusari-Lilës është rezultat i asaj që ata nuk duan t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve.
Ndërkaq, deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se seanca është ndërprerë për shkak se në takimin konsultativ nuk pati konsensus mes partive politike.
Në një adresim për media, pas ndërprerjes së seancës, Haxhiu tha se kanë vullnet të plotë për ta korrigjuar vendimi e gabuar të Kuvendit të Kosovës dhe të propozohen mënyra se si duhet shkuar tutje, raporton KosovaPress.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i LVV-së e ndërpreu seancën dhe tha se e njëjta do të vazhdojë brenda 48 orësh – më 19 prill në orën 12:00.
Sipas tij, nuk kishte konsensus me përfaqësuesit e partive politike se si të veprohet tutje.


