KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dështimi i seancës ditën e martë, Presidenca pranon letrën nga Kuvendi
Politikë

Dështimi i seancës ditën e martë, Presidenca pranon letrën nga Kuvendi

Kosova News
Kosova News 13:36 -16/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenca e Kosovës ka pranuar letrën nga Kuvendi pasi ditën e martë dështoi të konstituohet legjislatura e nëntë.

Lajmin e ka konfirmuar, Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, theksoi ai.

Ditën e martë, kryesuesi i seancës Avni Dehari ka ndërprerë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Dehari tha se pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave, seanca ndërpritet.

“Për shkak të rrethanave të krijuara meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme në këto rrethana duhet ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten sesi do të vijohet tutje”, tha Dehari.

Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk kaloi. 52 deputetë ishin pro, 46 kundër e 11 abstenuan.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë votuar kundër raportit të komisionit të përkohshëm.

Ndërkaq, pro këtij raporti kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe te Nismës.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Kadri Kryeziu, në një deklaratë për Telegrafin, ka deklaruar se seanca duhet të vazhdohet brenda 48 orëve.

“Konceptualisht, përgatitjet kanë qenë që seanca të dështojë – si nga opozita, ashtu edhe nga partia në detyrë që ka më shumë vota. Partia që ka shumicën ka edhe përgjegjësinë më të madhe, dhe është dashur të komunikojë për të mundësuar konstituimin e Kuvendit,” u shpreh Kryeziu.

Sipas tij, në bazë të nenit 12, pika 5 të Rregullores së Kuvendit, seanca nuk duhet të ndërpritet përfundimisht, por duhet të vazhdojë brenda 48 orëve.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot se si fitues të padiskutueshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, janë të interesuar që të ecin përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, dhe atë sa më parë, menjëherë.

“Përkundër thirrjeve të papërgjegjshme opozitare dje për pezullim të shtetit, shteti funksionon: prej arrestimit të kriminelëve serbë, te digjitalizimi i arkave fiskale e te publikimi në Shkodër i projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës me 14 tunele, 43 ura, 7 stacione të reja dhe me gjatësi gati 106 kilometra”, tha ai.

Ndryshe, analistët e kanë cilësuar seancën e martë të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës si një imazh të keq për vendin në arenën ndërkombëtare. /KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 16/04/2025 16/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?