KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngërçi politik nuk ndal Qeverinë: Miratohen vendime për Telekomin, komunitetet dhe investimet
Politikë

Ngërçi politik nuk ndal Qeverinë: Miratohen vendime për Telekomin, komunitetet dhe investimet

Kosova News
Kosova News 13:01 -16/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.

Një nga pikat kryesore ishte emërimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A” Prizren, me këtë përbërje:

o   Ylber Elshani, kryesues;
o   Agim Muçaj, anëtar;
o   Selvete Xhigoli, anëtare;
o   Sulejman Gashi, anëtar.

Gjithashtu, Qeveria ka aprovuar në parim kërkesën për një huamarrje prej 10 milionë eurosh për N. P. “Telekomi i Kosovës Sh. A.”.

Në fushën e investimeve kapitale, u rialokuan 147 mijë euro për projektin “Parku i Aventurave” në Kamenicë dhe “Ndërtimi i rrugës Dragancë e re dhe Dragancë e vjetër” në Novobërdë.

Një vendim i rëndësishëm u mor edhe për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali, duke miratuar Planin e Veprimit 2025-2026 për zbatimin e strategjisë përkatëse. Qeveria theksoi se ky plan synon ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë.

Në fushën e mbrojtjes së natyrës, u themelua Grupi koordinues dhe Grupi intervenues për mishngrënësit e mëdhenj si ariu i murrmë, rrëqebulli ballkanik dhe ujku.

Qeveria miratoi gjithashtu kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në ndërmarrjet shoqërore “NBI Suhareka” dhe “KB Malisheva”.

U miratuan vendime preliminare dhe përfundimtare për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme në Prizren, Malishevë dhe Gjilan, për nevoja të institucioneve të sigurisë, projekteve zhvillimore dhe infrastrukturës.

Së fundi, u aprovua kërkesa për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit të pyjeve në Junik për ndërtimin e Monumentit të Dëshmorëve të rënë në “Rrasa e Zogut”. U miratua gjithashtu Nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve me Izraelin./KosovaNews/

Kurti: Kosova po ecën përpara pavarësisht zhurmës opozitare dhe oligarkëve

Njoftimi i Plotë

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në të cilën ka:

–         Emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale  Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A” Prizren me këtë përbërje:

o   Ylber Elshani, kryesues;
o   Agim Muçaj, anëtar;
o   Selvete Xhigoli, anëtare;
o   Sulejman Gashi, anëtar.

–         Aprovuar në parim kërkesën për huamarrje në vlerë 10 milionë euro për N. P. “Telekomi i Kosovës Sh. A.”.

–         Rialokuar 147 mijë euro për dy projekte kapitale: (1) “Parku i Aventurave” në Komunën e Kamenicës; dhe (2) “Ndërtimi i rrugës Dragancë e re dhe Dragancë e vjetër”, në Komunën e Novobërdës.

–         Miratuar Planin e Veprimit 2025-2026  për zbatimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës-2022-2026. Ky plan synon jo vetëm zbatimin e obligimeve tona politike dhe institucionale, por edhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, ku komunitetet rom dhe ashkali nuk trajtohen si kategori të veçanta, por si qytetarë me të drejta të plota dhe të garantuara.

–         Themeluar Grupin koordinues për Mishngrënësit e Mëdhenj: Ariun e murrmë, Rrëqebullin Ballkanik dhe Ujkun.

–         Themeluar Grupin Intervenues për Mishngrënësit e Mëdhenj: Ariun e murrmë, Rrëqebullin Ballkanik si dhe Ujkun.

–         Aprovuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në ndërmarrjet shoqërore: 651 mijë euro në “NBI Suhareka” dhe 72 mijë euro në “KB Malisheva”.

–         Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës në Komunën e Prizrenit dhe Malishevës.

–         Aprovuar kërkesën për bartjen e së drejtës së shfrytëzimit dhe ndryshimin e shfrytëzuesit në ngastrat që ndodhen në Komunën e Junikut, në përputhje me mënyrën e shfrytëzimit, kohëzgjatjen dhe kompensimin e pyjeve dhe tokës pyjore. Bartja e së drejtës së shfrytëzimit, bëhet me qëllim të ndërtimit të Monumentit të Dëshmorëve të rënë me 17 Korrik 98 të vendi “Rrasa e Zogut”, Bjeshkët e  Junikut. Investimi do të bëhet përmes Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale me procedurë të hapur konkurruese,  bazuar në kritere objektive, transparente dhe jo-diskriminuese.

–         Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Ndërsjellë të Investimeve ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Shtetit të Izraelit. Kjo marrëveshje ka për synim krijimin e një baze të qëndrueshme ligjore për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke inkurajuar investimet e ndërsjella dhe duke siguruar një klimë të qëndrueshme, transparente dhe të mbrojtur për investitorët.

–         Aprovuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme të ndërmarrjes Shoqërore “Kooperativa Bujqësore” Ropotovë e Madhe, Z. K. Dobërçan, që menaxhohet dhe administrohet nga AKP, shpronësimi i të cilës është i nevojshëm për realizimin e projektit: Varrezat e Fshatit dhe Fusha Sportive në Dobërçan, Zona Kadastrale: Dobërçan, Komuna e Gjilanit.

–         Aprovuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish shoqërore N Sh “Industria e Tekstilit Integj” parcela kadastrale Nr. 4945-7 dhe Objekti që menaxhohet dhe administrohet nga AKP, shpronësimi i të cilave është i nevojshëm për realizimin e projektit: “Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe infrastrukturë rrugore” në Komunën e Gjilanit.

–         Aprovuar vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik  i  pronave të paluajtshme të  cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2 Segmenti “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 16/04/2025 16/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?