Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se PDK-ja vendos të hënën nëse do t’i votojnë ose jo Vetëvendosjes emrin e tyre për kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të 15 prillit.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pozitën e kryeparlamentarit është i qartë, ai i takon grupit më të madh parlamentar. PDK-ja në të kaluarën nuk e ka votuar kandidatin e VV-së, por as s’e ka bllokuar seancën”, tha Çitaku në Klan Kosova.