KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 28 vjet nga Beteja e Koshares, përkujtohen luftëtarët e lirisë
Lajme

28 vjet nga Beteja e Koshares, përkujtohen luftëtarët e lirisë

Kosova News
Kosova News 20:42 -23/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

28 vjet pas betejës së lavdishme të 23 prillit ‘98  në Koshare, Xhavit Alijaj veteran dhe invalid i luftës së UÇK-së kujton momentet e vështira të asaj dite ku në pusinë e organizuar nga forcat serbe ranë dëshmorë 22 luftëtarë të lirisë.

“Ne jemi futur këndej, kemi kaluar kufirin me Shqipërinë jemi futur në Kosovë. Në kthesën e parë aty afër lapidarit kanë qenë istikamet e para të ushtrisë serbe. Ishte një betejë, një fotografi e tmerrshme në kokën time kur këto degë të pishave legjendare kanë qenë të krasitura prej breshërisë së plumbave, mirëpo trimat tonë, vëllezërit tonë nuk janë dorëzua kanë marr hak dhe kanë ra në mënyrën më heroike që ekziston”, tha Xhavit Alijaj, veteran i UÇK-së.

Në 28 vjetorin e rënies së dëshmorëve, në Koshare është zbuluar murali përkujtimor me portretet e luftëtarëve të asaj beteje. Me këtë rast familjarë e bashkëluftëtarë folën me krenari për luftën dhe qëndresën e tyre heroike.

“Vëllau ka qenë edhe intelektual edhe i arsimuar edhe duke i pa rrjedhat pati thënë se nuk ka asnjë alternativë tjetër përpos rrokjes së armëve dhe si i tillë mobilizohet me të gjithë bashkëluftëtarët tjerë, pastaj ne të tjerët aq sa kemi mundur jemi angazhua por siç theksova më parë grupi në përbërje Hereqit dhe Sllupit thyen kufirin shqiptaro-shqiptar”, tha Nezir Lokaj, vëlla i dëshmorit Selman Lokaj.

Ndërkaq në nderim të jetës dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë Komplekset Memoriale  në Sllup, Dujakë dhe Hereq janë bërë homazhe dhe vendosë kurora lulesh.

“Janë ditë të mbushura me ngjarje të dhimbshme të asaj kohe. Sot nderojmë në Sllup këtu në Hereq dhe në Dujakë janë mbi 20 dëshmorë, 15 martirë, disa janë ende të pagjetur. Vërtet është një ndjenjë e dhimbshme me e kujtua sakrificën dhe vuajtjet e popullit tonë, të gjitha ato ditë të vështira por edhe të krenarisë që tash në liri i nderojmë dhe bashkohemi të gjithë”, tha lideri i AAK-së,  Ramush Haradinaj.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta përkujtimore në shënim e 28 vjetorit të  betejës së 23 prillit OVL  organizoi “Marshin përkujtimor” ku në këmbë është marshuar nga Kompleksi Memorial i Koshares deri në vendrënien e trimave të UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Kosova News 23/04/2026 23/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?