KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Flemë mbi qymyr”, e tash na shtrenjtohet rryma – paralajmërohet intensifikimi i protestave nëse ZRrE nuk tërhiqet
Ekonomi

“Flemë mbi qymyr”, e tash na shtrenjtohet rryma – paralajmërohet intensifikimi i protestave nëse ZRrE nuk tërhiqet

Kosova News
Kosova News 19:22 -05/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qindra qytetarë protestuan sot në Prishtinë kundër paralajmërimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, duke ia rikujtuar qeverisë premtimet e dikurshme për drejtësi energjetike.

Nën moton “Asnjë cent më shumë”, ata kërkuan që të pezullohet propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e tarifës së energjisë për 15%.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Nuk paguajmë për dështimet tuaja”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, “Rrymë për jetë, jo për profit”, protestuesit marshuan nga sheshi “Skënderbeu” deri te ndërtesa e Ministrisë së Ekonomisë, ku vendosën parullat në shenjë pakënaqësie.

Aktivisti Besnik Shabiu deklaroi se qytetarët nuk mund të mbajnë më barrën e çmimeve në rritje dhe paralajmëroi protesta të tjera nëse vendimi për shtrenjtimin miratohet.

“Populli i zhytur në kredi dhe borxhe nuk e meriton që jeta t’i vështirësohet edhe më shumë. Kërkojmë pezullimin e propozimit për 15% shtrenjtim dhe një plan afatgjatë që e nxjerr Kosovën nga kriza energjetike”, tha ai.

Një ndër zërat kritikë ishte edhe Ali Sefaj nga Shoqata Sindikale e Shërbyesve Civilë, i cili tha se qeveria po injoron zërin e qytetarëve.

“Ministria e Ekonomisë duhet t’i marrë seriozisht këto kërkesa. Në të kundërtën, protestat do të rriten dhe do të vazhdojnë”.

Aktivisti Dibran Hoxha akuzoi kompaninë KEDS për abuzim të përvitshëm me tarifat dhe kërkoi transparencë rreth kontratës së saj dhe investimeve të premtuara.

“KEDS-it i është tharë fyti prapë, dhe për ta lagur atë, janë rreshtuar bashkë Ministria, ZRrE, Presidenca dhe Qeveria. Por populli nuk do të heshtë.”

Në mesin e protestuesve, qytetari Bajram Uka kujtoi deklaratat e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, duke thënë:

“Thoshte se flejmë mbi qymyr, e sot po na rrit rrymën për tri herë. Kjo është hipokrizi.”

ZRrE ka paralajmëruar se vendimi për tarifat e reja do të merret më 11 prill, dhe se ato mund të hyjnë në fuqi qysh nga 1 prilli ose 1 maji.

Sipas propozimit, tarifa ditore për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh në muaj do të rritet nga 7.79 centë në 8.96 centë.

ZRrE e ka justifikuar rritjen me rënien e prodhimit vendor, konsum më të lartë, si dhe varësinë nga importi i shtrenjtë i energjisë.

Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha në sektorin energjetik për shkak të vjetërsisë së termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, dhe mungesës së prodhimit të qëndrueshëm nga burimet e ripërtërishme.

Protesta e radhës është paralajmëruar më 11 prill, në të njëjtën ditë kur pritet edhe vendimi final për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Grupi “Asnjë cent më shumë” ka thënë se nëse vendimi merret, protestat do të intensifikohen.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Kosova News 05/04/2025 05/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
11:18 -24/07/2026
6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?