KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Politikë

Caktohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 16:51 -01/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, u tha në njoftimin e Presidencës.

Ky është hapi i parë konkret në formimin e institucioneve të reja të shtetit, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars.

Presidentja kishte afat që brenda 30 ditësh të shpallte datën për mbajtjen e seancës. Në të kundërtën, sipas Rregullores të punës së Kuvendit të Kosovës, Parlamenti do të mblidhej vetë në ditën e 30-të.

Çfarë ndodh në seancën konstituive?

Seanca konstituive përgatitet nga kryetari i legjislaturës së mëparshme, i cili pesë ditë para mbajtjes së seancës duhet të thërrasë në mbledhje kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për të përgatitur një rend dite.

Rendi i ditës duhet të përfshijë formimin e një komisioni të përkohshëm që bën verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve, votimin e raportit të komisionit të lartpërmendur dhe përcaktimin e vendeve të deputetëve në sallë, sipas fuqisë politike.

Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë.

Ligjet nuk parashohin që gjatë seancës nuk mund të ketë debat.

Në këtë seancë deputetët bëjnë betimin – ata që mungojnë mund ta bëjnë në seancën pasuese – dhe partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Nënkryetarët, ndërkaq, propozohen nga një nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb.

Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.

Sipas rezultateve, në përbërjen e re parlamentare Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, Lista Serbe nëntë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate tetë vende.

Zgjedhja e Qeverisë

Shpërndarja e ulëseve në Kuvend nënkupton se asnjë parti nuk mund të formojë e vetme Qeverinë, që është hapi pasues pas mbajtjes së seancës konstituive.

Sa i përket rezultatit, në një zhvillim të ndarë, LVV-ja veçse i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar vendimin e Gjykatës Supreme për votat me postë, që argumenton se LDK-ja i ka manipuluar.

Partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ka kërkuar Kushtetueses një masë të përkohshme për vendimin e Gjykatës Supreme sa i përket këtyre votave.

Nëse Kushtetuese do të marrë një vendim për këtë çështje, atëherë do të mund të ketë një ndalim të procesit të zgjedhjes së Qeverisë. Por, derisa Kushtetuesja nuk adreson çështjen e dërguar nga LVV-ja, presidentja e vendit ka disa afate ligjore që duhet t’i respektojë.

Sipas ligjeve, Osmani duhet të mandatojë për krijimin e Qeverisë së re partinë e parë në zgjedhje, në këtë rast LVV-në.

Në Kushtetutë thuhet se mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të paraqesë përbërjen e re të ekzekutivit para Kuvendit dhe të kërkojë 61 vota që ajo të votohet.

Në rast se partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani ka afat që brenda dhjetë ditësh të emërojë një mandatar tjetër.

Ajo fton partitë në konsultime dhe është në diskrecionin e saj se kë e mandaton për të formuar ekzekutivin.

Mandatari i dytë, po ashtu i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Por, nëse Qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë presidentja Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare të mbajtura në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

Gjithashtu lexoni:

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari

Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Kosova News 01/04/2025 01/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?