KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla në Slloveni: Sulmi terrorist në Banjskë ende i pazgjidhur
Politikë

Sveçla në Slloveni: Sulmi terrorist në Banjskë ende i pazgjidhur

Kosova News
Kosova News 15:27 -28/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në forumin e ministrave të brendshëm në Slloveni, në kuadër të procesit të BRDO-s, ku ka diskutuar për sfidat e sigurisë në rajon.

Në fjalën e tij, Sveçla ka theksuar rreziqet reale të kohës, si terrorizmi dhe trafikimi me qenie njerëzore, duke kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit mes vendeve për t’i luftuar ato në mënyrë efektive, transmeton KosovaNews.

Ai ka vënë në pah rezultatet e Kosovës në luftën kundër terrorizmit, por ka theksuar edhe sfidat e vazhdueshme nga Serbia, e cila, sipas tij, po përpiqet të destabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë.

“Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, me kryesitë e krimit ende të arratisur,” ka deklaruar Sveçla. “Vetëm në gjysmën e fundit të vitit 2024, në Kosovë kanë ndodhur 11 sulme që përfshijnë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, përfshirë sulmet ndaj Stacionit të Policisë në Zveçan dhe ndërtesës së Komunës, si dhe ndaj kanalit të ujit Ibër Lepenc në Zubin Potok, i cili furnizon Kosovën me 60 përqind të ujit të pijshëm.”

Sveçla ka theksuar se Kosova mbetet një histori suksesi në luftimin e formave të tjera të terrorizmit dhe se po fokusohet në parandalimin strategjik. Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke kërkuar goditjen e rrjeteve kriminale dhe mbrojtjen e viktimave.

“Republika e Kosovës mbetet aktive dhe e gatshme për bashkëpunim me qëllim të luftimit të çdo ilegaliteti që cënon sigurinë, paqen dhe stabilitetin,” ka përfunduar Sveçla.

Në forum ishin të pranishëm edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisioneri për Punë të Brendshme dhe Migrim, Magnus Brunner.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Kosova News 28/03/2025 28/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?